BLUETOOTH

Ç’po ndodh kështu? Loredana paralajmëron se do të martohet me një vajzë!

18:00 - 10.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rep-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi është një ndër personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale. Ajo është shumë aktive me publikimin e fotografive të ndryshme nga përditshmëria dhe puna e saj. Pas publikimit të fotos “Më shumë para, më shumë probleme”, e cila ka rrëmbyer shumë vëmendje nga ndjekësit, ajo publikoi prapë një foto, e cila i vë në dyshim ndjekësit e saj. “Ne po martohemi” ka shkruar ajo një foto të postuar në “Instagram” me aktoren gjermane Bonnie Strange. A do të ketë ndonjë projekt të ri nga rep-artistja shqiptare, apo është ndonjë paralajmërim për bashkëshortin e saj, Mozzik?




Mbetet të shihet… Kohët e fundit për çiftin ka pasur dyshime për prishje të raporteve, mirëpo ata nuk e kanë pohuar, as mohuar këtë. Turneu i çiftit “Bonnie & Clyde” do të mbahet në mars të vitit 2020. Ndryshe, projekti i fundit i rep-artistes Loredana është “Kein Plan” me reperin me prejardhje nga Turqia, Mero-n. Kënga vetëm për disa ditë ka arritur mbi 7 milionë klikime në “Youtube”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.