SPORT

Hysaj: Na sulmojnë ata që qëndrojnë pas kompjuterit

18:00 - 10.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Elseid Hysaj do të jetë kapiteni i Shqipërisë përballë Islandës, pasi vetë trajneri Reja ka zgjedhur të luajë pa Marvajn kundër ishullorëve dhe lojtari i Napolit do të ketë për detyrë të udhëheqë kuqezinjtë në një takim ku vijnë të dërrmuar moralisht pas pokerit të pësuar në “Stade de France” ndaj kampionëve të botës. Shkodrani gjithsesi kërkon të japë përgjigje ndaj kritikave të shumta, duke treguar qartazi se nuk e ka përtypur dot as ai dhe as kuqezinjtë e tjerë. “Atmosfera nuk është e mirë, por luajtëm me kampionët e botës. Të gjithë e dinë se çfarë force ka Franca, të gjithë që luajnë kundër kësaj skuadre do të hasin probleme. Për ndeshjen e nesërme jemi të gjithë optimistë, jemi profesionistë dhe do të japim çdo gjë në fushë. Përsa i përket ndeshjes me Francën, e dimë të gjithë se kemi pasur probleme me zhgënjimet, tifozeri e ata që flasin në rrjetet sociale. Janë pak ata që ofendojnë, janë të gjithë ata pas kompjuterit që ofendojnë, është normale që një lojtar të gabojë në fushë. Nuk është e drejtë që të na sulmojmë.




Ne vijmë këtu jo për të luajtur për para, por që të luajmë për shtetin tonë dhe japim maksimumin për Kombëtaren. Ne nuk kemi aq potencë të mundim Francën, njerëzit prisnin që ne të shkonim aty dhe të fitonim, do shkonim të mbroheshim dhe të luanim për të marrë një rezultat pozitiv. Unë e kam detyrën time në krah. Të gjithë lojtarët janë në fushë për të bërë detyrat. Nuk është nevoja që lojtarët të bëjnë më shumë se roli i tyre. Kam besim që në ndeshjen e nesërme (sot) do të jemi shumë mirë në fushë dhe do të luajmë një ndeshje të bukur dhe Islanda nuk do të vijë e qetë këtu. Të gjithë kemi besim, pasi luajmë në shtëpinë tonë. Kosovës i uroj më të mirat dhe shpresoj të vazhdojë kështu. Ata kanë nisur një cikël si i yni kur u kualifikuam në Europian. I uroj që vazhdojnë këtë rrugë që kanë nisur”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.