Ekonomi

Matësit e energjisë elektrike, Ministria e Energjisë: S’ka PPP

18:00 - 10.09.19 Gazeta Shqiptare

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaron se nuk ka asnjë vendim për vendosje matësish elektrikë me Partneritet Publik-Privat. Ministria sqaron se Njësia e Menaxhimit të Projektit (PMU) të Rimëkëmbjes së Energjisë, financuar nga Banka Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Rindërtimin (IBRD) ka publikuar së fundmi kërkesën për shprehje interesi për “Asistencë Teknike për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Operatorin e Sistemit të Transmetimit mbi përgatitjen e Strategjisë së Matjes dhe Politikave Standarde për matjen e energjisë elektrike në sektorin energjetik shqiptar”.



“Sqarojmë se bëhet fjalë për shërbim konsulencë ndërkombëtare, që të hartojë strategjinë e matjes së energjisë elektrike, mbi të cilën do të referohen në të ardhmen institucionet e linjës dhe nuk ka asnjë vendim për vendosje matësish elektronikë me partneritet publik privat, sikurse është përmendur në media. Qëllimi kryesor i kësaj detyre është të asistojë MIE, ERE, OSHEE dhe OST në ngritjen e një strategjie të përgjithshme për matjen dhe politikat standarde përkatëse të sektorit energjetik shqiptar si edhe me propozimet për ndryshimet e nevojshme ligjore”, shkruhet në njoftim. Strategjia, evidentohet në njoftim, do të ndihmojë institucionet e linjës në vendimmarrje për politika të qarta në zgjedhjen e standardeve të matjes së energjisë elektrike, që do të ndiqet në të ardhmen.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *