AKTUALITET

Me një veshkë dhe në qiell të hapur, nëna e 4 fëmijëve apelon për ndihmë

13:50 - 10.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ajo është vetëm 35 vjeçe, por jeta që ka kaluar nuk ka qenë e lehtë. Matilda nga Durrësi është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’. Nga studio e emisionit të moderuar nga Evis Ahmeti, nëna e 4 fëmijëve apelon për ndihmë. Dy fëmijët e parë të cilët sot janë njëri 14 vjeç dhe tjetri 12 vjeç kanë ardhur në jetë nga martesa e parë, ndërsa dy të tjerët janë fryt i bashkëjetesës.




35-vjeçarja tregoi se po kalon një situatë të vështirë ekonomike, pasi bashkëjetuesi e ka braktisur.
“Prindërit e mi nuk e kanë aprovuar martesën time dhe më kanë braktisur për shkak të zgjedhjeve që unë kam bërë. Fëmijëria ime nuk ka qenë shumë e mirë. Babai ka qenë fanatik dhe unë pas 8-vjeçares nuk vazhdova më shkollën. Kisha dëshirë të vazhdoja por nuk më la babai, më hoqi nga shkolla”, -rrëfen nëna e katër fëmijëve. Matilda tregon se u martua me shokun e vëllait, ajo thotë se u dashurua me të, po më pas filluan të kishin probleme. “Pas fëmijës së parë linden problemet, por nuk më linte babai ta lija më thoshte ‘është turp’. Më pas u sëmura. Kur erdha në Tiranë hoqa veshkën dhe kur u riktheve im shoq kishte shitur gjithçka, pasi ai luante bixhoz. U detyrova dhe u ktheva tek prindërit, por babai më thoshte vetëm një fëmijë mbaj, tjetrin çoja babait. Unë nuk mundesha dot t’i ndaja fëmijët dhe vendosa të largohem”, -shprehet nëna me lot në sy.

Ajo tha se familja nuk e pranoi zgjedhjen e saj. Gruaja është endur me vite të tëra nëpër dyert e administratës, bashkisë por nuk ka gjetur kurrë zgjidhje. Ndaj e gjendur në një situatë të tillë ekonomike ajo kërkon ndihmë me shpresën se dikush do t’i shtrojë dorën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.