EKONOMI

Raporti i INSTAT/ Ngec konsumi, inflacioni vetëm 1.4% në gusht

18:00 - 10.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Inflacioni (ndryshimi vjetor i çmimeve të konsumit) në gusht rezultoi vetëm 1.4%, çka nënkupton se çmimet ishin 1.4% më të larta në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë, duke qenë shumë poshtë objektivit të shënjestruar prej 3% të Bankës së Shqipërisë. Sipas të dhënave të INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin gusht 2019 është 1,4%, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,2%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Gusht 2019, krahasuar me korrik 2019, është 0,3%. Rritja vjetore e çmimeve në muajin gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,91 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,16 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Transporti” kanë kontribuar me +0,09 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje.




Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje. Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin gusht 2018, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,4%, pasuar nga grupet “Argëtim e kulturë” me 2,2%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me nga 1,5% secili, “Transporti” me 1,2%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,1%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,6 % secili, “Veshje dhe këpucë” me 0,2% etj., ndërsa çmimet e grupit “Shëndeti” u ulën me 0,1%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 11,4%, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,0%, “zarzavate përfshirë patatet” me 2,7%, “peshk” 1,8%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 1,2% etj., ndërsa çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyra” u ulën me 0,7%.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.