SPORT

Reja: Fitojmë me Islandën dhe shpresojmë! E ardhmja ime? Këtë e di presidenti Duka

18:00 - 10.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Jeton Selimi – Shqipëria do të kërkojë të rikthehet te fitorja ndaj Islandës, pas humbjes zhgënjyese ndaj Francës me rezultatin 4-1. Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, doli ditën e sotme në konferencën për shtyp, ku foli për përballjen e sotme, teksa zbuloi se do të bëjë 4-5 ndryshime nga sfida ndaj Francës. Tekniku italian bëri me dije se Mërgim Mavraj nuk do të jetë titullar në përballjen e nesërme, teksa vendin e tij do ta zërë Kastriot Dermaku. Reja është i mendimit që një triumf ndaj islandezëve do t’i rriste ndjeshëm shanset për kualifikim.

Skema?

“Ta sqarojmë këtë aspekt. Skema 3-5-2 nuk është vetëm mbrojtës, ne mundohemi të mbrojmë duke sulmuar, duke mbajtur kundërshtarin larg portës. Unë që kur kam ardhur i kam stërvitur çunat në këtë lloji moduli. Në Islandë djemtë humbën 4 raste, ndaj Moldavisë luajtëm mirë dhe fituam. Skuadra më pëlqen të mbrohet duke sulmuar. Me 3-5-2 kemi mundësinë të kemi dy sulmues qendrorë, dy mesfushorë qendrorë e dy që sulmojnë nga krahët. Pra, më shumë se sa sistemi në vetvete, janë lojtarë që e interpretojnë atë. Me Francën kam kërkuar që të bëjnë presing lart. Raporti sulm-mbrojtje nuk ishte ai që duhej. Hysaj dhe Roshi avancuan pak më shumë duke bërë disa inkursione në krah. Për mua kjo skemë nuk është defesnive. Hysaj me Moldavinë doli në sulm dhe u bë mjaft i rrezikshëm”.

Ndeshja me Islandën, finale apo presion?

“Kjo do të jetë ndeshja jonë më vendimtare, kjo do të tregojë nëse do të vazhdojmë ëndrrën tonë europiane. Normalisht në rast se nuk fitojmë, kjo gjë do na heqë shumë mundësi për t’u kualifikuar. Kemi tri ndeshje në shtëpi, duhet të shfrytëzojmë faktorin fushë, do të na japë një shtysë shumë të fortë për kualifikimin. Kalendari na favorizon për të bërë më të mirën. Do të kërkojmë të bëjmë më të mirën jashtë fushe. Nesër (sot) do të japim 200% për të marrë fitoren”.

Ndryshimet në formacion?

“Formacioni 3-5-2 që kemi në do më bëjë të ndryshojë disa lojtarë. Dermaku do të jetë titullar në vend të Mavrajt. Do mundohemi që të jemi më ofesnivë. Sot (dje) dhe nesër (sot) do të bëjmë vlerësimin për formacion përfundimtar. Kush rikuperon më shumë dhe kush më pak do të duket në stërvitje dhe do të vendosim”.

Roshi?

“Është shumë i mirë në sulm, ndërsa në mbrojtje ka mungesë vëmendjeje. Ndeshjen e radhës i kërkoj më shumë vëmendje. Në ndeshjen me Moldavinë, ai u fut dhe ndryshoi lojën, kur është i përqendruar”.

Lënia jashtë e Mavrajt?

“Është një zgjedhje teknike, do të bëj një vlerësim të të gjithë grupit. Përsa i përket Mërgimit, është shumë i zoti në ajër, garanton një mbulim të mirë në goditje këndi. Në e vlerësojmë Islandën në bazë të ndeshjes së parë, ku nuk e toleruam. Duhet të bëjmë një vlerësim të grupit për të luajtur më të mirët dhe ata që janë në formë. Normalisht është pozitive për ne që ata që do të jenë në fushë, të jenë 100% të motivuar”.

Islanda?

“Kundërshtari është brenda aftësive tona, është një skuadër me vlera të rëndësishme, por jemi në kushte të përgjigjemi. Nëse lojtarët bëjnë detyrën dhe janë në 100%, ne do të kemi mundësinë ta mundim Islandën. Jam shumë i bindur që mund të bëjmë një ndeshje të madhe. Kjo është detyra ime, të jap besim sidomos nga pikëpamja mendore, se pas një humbjeje me Francën, humori nuk është ndër më të mirët. Kemi folur në mëngjes dhe në grup ekziston bindja që mund të bëhet mirë. Detyra ime është t’u jap ‘veglat’ që të jenë në fushë sa më mirë. Kjo është detyra e trajnerit. Do mundohem t’i hedh në fushë duke përmbysur atë që ndodhi me Francën, kjo është thelbësore”.

Franca?

“Jemi munduar t’i sulmonim, por nuk i kap, se francezët lëvizin topin dhe kanë teknikë, janë të kompletuar, nuk janë kot kampionë bote. Por sjellja ndaj Islandës duhet të jetë ndryshe se aty janë kohët e duhura për ndërhyrjen, e gjithë skuadra duhet të ketë koncept, ekuilibri është i rëndësishëm. Nëse e humb me dy lojtarë, ke vështirësi të bësh agresivitetin, kemi folur sot në mëngjes për defektet në Francë. Edhe gjërat pozitive, se i kemi bërë disa gjëra si koncept. Kur ishim mirë taktikisht, krijuam disa gjëra, disa manovra të mira, lëvizëm topin. Ishte penalltia, ishte mundësia e Abrashit, ndonjë goditje dënimi e bëmë, diçka e krijuam. Këto janë aspektet pozitive, pastaj janë ato negative për të cilat kemi folur e që nuk duhet të ndodhin më”.

Varet e ardhmja juaj nga ndeshja ndaj Islandës?

“Jam i bindur që ky grup ka cilësi të mira, unë kam detyrën t’i përmirësoj. Kam akordin me grupin dhe federatën, nuk janë vlerësime të miat, jam këtu e dua të bëjë mirë. Po bëj të pamundurën që kjo skuadër të ketë rezultate të mira, jo vetëm skuadra, por edhe për të ardhmen. Kjo është një pyetje që i duhet drejtuar presidentit për më tepër detaje”.

 

Grupi H

 

Shqipëri – Islandë   20:45

Francë – Andorrë     20:45

Moldavi – Turqi 20:45

 

Skuadra    N    P

Franca          5    12

Islanda         5    12

Turqia          5    12

Shqipëria  5    6

Moldavia   5    3

Andorra    5    0


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.