Kryesore

Soreca i BE kritikon Edi Ramën pak javë para vendimit për hapjen e negociatave

11:38 - 10.09.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Soreca foli gjatë ceremonisë për shpërndarjen e Çmimeve të Bashkimit Europian për Gazetari Investigative në Shtëpinë e Europës në Tiranë, ku theksoi se AMA nuk mundet të kryejë rol mbikëqyrës për mediat online dhe se Bashkimi Europian nxit vetërregullimin e medias si mënyrë për të luftuar dizinformimin apo lajmet false.




“Kur bëhet fjalë për të luftuar dizinformimin, ndonëse ne kemi njësoj si autoritetet shqiptare shqetësime për sa i përket dizinformimit, komisioni rekomandon përqasje që janë më pak të ashpra, bazuar në një përqasje vetërregulluese. Kjo është përqasja që Komisioni Europian propozon në [dokumentin] Komunikimi në Trajtimin e Dizinformimit Online,” tha Soreca.

“Komisioni Europian ndan shqetësimet e organizatave të tjera ndërkombëtare në lidhje me mungesën e qartësisë ligjore dhe zgjerimin e funksioneve dhe kompetencave të Autoritetit të Medias Audiovizive për të përfshirë rregullimin e medias online – për shkak se kjo mund të sjellë efekte negative në lirinë e shprehjes,” tha Soreca.

Në lidhje me projektligjet e propozuara nga qeveria e kryeministrit Edi Rama, Soreca tha se ndonëse disa shqetësime duket sikur janë trajtuar, draftamendamentet nuk sigurojnë përputje me standardet e BE-së për Lirinë e Shprehjes.

Kryeministri Edi Rama ka propozuar në Kuvendin e Shqipërisë një seri ndryshimesh në ligjin për median audiovizive si dhe në ligjin për komunikimet elektronike e postare, në të cilat parashikohet krijimi i një regjimi monitorimi dhe ndëshkimi të medias online në mënyrë jashtëgjyqësore.

Projektligjet janë kritikuar si një sulm kundër demokracisë në Shqipëri nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut si dhe nga organizatat shqiptare.

Projektligjet janë aktualisht në procedurë shqyrtimi parlamentar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.