Sociale

Trajtim financiar deri në punësimin e anëtarëve të familjes

18:00 - 10.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Këshilli bashkiak do të miratojë në fillim të vitit kriteret për dhënien e ndihmës ekonomike për familjet aplikuese për ndihmë ekonomike, të cilat nuk janë shpallur përfituese nga sistemi i pikëzimit dhe që do të trajtohen me fondin shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike. Gjithashtu, ai ka të drejtë të miratojë dhënien e ndihmës ekonomike për familjet aplikuese, të cilat nuk janë shpallur përfituese nga sistemi i pikëzimit, duke përdorur fondin shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike. Fondi shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike është 6 për qind e këtij fondi dhe mbi këtë fond mund të shtohen ose jo edhe fonde të buxhetit vendor. Akordimi i fondit deri në 6 për qind do t’i shtohet çeljes faktike të çdo 2-mujori që transferohet për përfituesit e ndihmës ekonomike të përzgjedhur nga sistemi i pikëzimit. Familjet në nevojë në momentin që do të përzgjidhen nga lista e familjeve, duhet të kenë aplikuar brenda tri muajve të fundit nëpërmjet Regjistrit Elektronik Kombëtar për ndihmë ekonomike dhe që nuk janë shpallur përfituese nga sistemi i pikëzimit. Familjet në nevojë që do të trajtohen me ndihmë ekonomike do të miratohen me vendim të këshillit bashkiak. Për familjet që do të trajtohen me ndihmë ekonomike duhet të jetë kryer paraprakisht vlerësimi social-ekonomik në familje nga administratori shoqëror. Ky i fundit gjatë periudhës së trajtimit me fondin deri në 6 për qind, nëse verifikon që ka ndryshime të situatën social-ekonomike, referon familjen për të aplikuar në Regjistrin Elektronik Kombëtar të Ndihmës Ekonomike apo ndërpret periudhën e përfitimit në rast të punësimit të anëtarëve të familjes.




Masa për përfituesit
Masa e ndihmës ekonomike për familjet përfituese nga ky fond llogaritet në të njëjtën mënyrë sipas përllogaritjes së masës së strukturës së familjes, për familjet përfituese të ndihmës ekonomike. Struktura përgjegjëse për shërbimet sociale në bashki grumbullon dhe përgatit informacione, statistika për numrin e familjeve përfituese të trajtuara nga ky fond dhe fondin e realizuar, të cilat i dërgojnë pranë strukturave rajonale të Shërbimit Social Shtetëror. “Nuk mund të trajtohen nga fondi shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike familjet, të cilat nuk kanë aplikuar për ndihmë ekonomike nëpërmjet Regjistrit Elektronik Kombëtar dhe familjet të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike”, – thuhet në vendim.

Aplikimi

Familjet në nevojë, në momentin që do të përzgjidhen nga lista e familjeve, duhet të kenë aplikuar brenda tre muajve të fundit nëpërmjet Regjistrit Elektronik Kombëtar për ndihmë ekonomike dhe nuk janë shpallur përfituese nga sistemi i pikëzimit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.