VIP PAGES

Ç’po ndodh kështu? Marsela Çibukaj largohet nga “Dance with me”, ja arsyeja

18:00 - 11.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mesa duket Valer Kolnikaj rrezikon të mbetet pa partnere në “Dance with me”, pasi të gjitha partneret e tij po largohen! Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ndryshoi plane në moment të fundit sa i përket pjesëmarrjes së saj në “Dance with me”! Fillimisht u tha se do të ishte në çift me Valer Kolnikajn, madje xhiruan dhe klipin, por ajo hoqi dorë nga spektakli para se ai të nisë.




Më pas u zbulua se vendin e saj do e zinte këngëtarja Marsela Çibukaj, por edhe kjo e fundit është tërhequr nga gara pa nisur mirë. Burime për “Story.al” bëjnë me dije se Marsela ka vendosur të tërhiqet nga “Dance with me” për shkak të shqetësimeve që ka ndjerë në prova. Këngëtarja ka humbur disa kilogramë së fundi dhe lodhja e tepërt duket se nuk i ka bërë mirë. Ndërkohë ende nuk bëhet e ditur se cila do të përzgjidhet si partnerja e Valerit. Emisioni pritet të nisë në datën 16 shtator dhe deri atëherë shpresojmë që Valerin ta shohim çift në skenë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.