Kryesore

Frika se Meta po afrohet me Edi Ramën? Basha i shkon në zyrë presidentit

12:35 - 11.09.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim “kokë më kokë” në ambientet e presidencës.




Mësohet se takimi ka nisur rreth orës 10:00  dhe ka zgjatur për rreth një orë. Ndërkohë, ende nuk janë bërë të ditura detajet rreth çështjeve të tryezës së diskutimit.

Takimi vjen vetem pak dite pasi u perfol nje afrim dhe rregullim marredheniesh mes presidentit dhe qeverise se Rames. Gramoz Ruçi ishte ne pritjen e LSI dhe vete Ilir Meta qendroi ne zyren e Ruçit, pavaresisht se Kuvendi ka marre nje nisme per shkarkimin e tij.

Ky takim vjen teksa na ndajnë vetëm pak javë nga rifillimi i protestave të paralajmëruara nga opozita për rrëzimin e qeverisë “Rama”.

Tashmë janë djegur të gjitha afatet dhe për 13 Tetorin, datën e dekretuar nga presidenti Meta për zgjedhjet lokale. Ky dekret nuk është pritur me një reagim pajtues unitar mes krerëve të partive të opozitës së bashkuar joparlamentare. Kështu, LSI-ja,  Partia Republikane dhe Partia Agrare Ambientaliste, dorëzuan me 5 gusht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhje, ndërkohë që në kahun tjetër, nuk vepruan në mënyrë të njëjtë kreydemokrati Lulzim Basha me aleatët e tjerë. Në këndvështrimin e Kryemadhit, përballja në zgjedhje është e domosdoshme, “pavarësisht ligjëratës politike që ngre kryetari i PD-së dhe kryetari i opozitës që me një qeveri tranzitore dhe pa Ramën kryeministër”.

Gjatë muajve të krizës politike në vend, Meta është takuar të paktën tre herë me kryeopozitarin Basha, ndërsa nuk ka arritur që të ulë në tryezë me të kryeministrin Edi Rama, i cili këmbëngul për përmbylljen e mandatit të tij në afatin e parashikuar, në vitin 2021


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.