Aktualitet

Jahti i braktisur në Shëngjin, zbardhen detaje nga zhdukja e kapitenit

12:54 - 11.09.19 Gazeta Shqiptare

Pronari i jahtit luksoz “Atik Bey” me vlerë prej 2 milionë eurosh që u gjet i braktisur pak ditë më parë rreth 12 milje larg bregut në Shëngjin, Nedim Akyuz, ka dëshmuar ditën e djeshme para prokurorëve rreth zhdukjes së kapitenit që ia kishte dhënë në dorëzim mjetin, Sevgin Yavuz.



Ndërkohë sot, Akyuz ka kërkuar të rimarrë jahtin, kërkesë që është hedhur poshtë nga Prokuroria e Lezhës deri në përfundimin e hetimeve mbi këtë ngjarje. Mësohet gjithashtu se Akyuz ia ka dhënë mjetin kapitenit të tij, Yavuz, për t’i dërguar të vëllanë nga Budva e Malit të Zi në Korfuz të Greqisë.

Por, gjatë kthimit për në Budva, kapiteni ka humbur gjurmët pranë brigjeve shqiptare dhe jahti është gjetur i braktisur nga një peshkarexhë shqiptare, që vuri në dijeni rojen bregdetare. Mjeti lundrues është ankoruar në portin e Shëngjinit, ku qëndron i bllokuar.

Shtetasi turk Aykuz është biznesmen në profesion në fushën e tekstileve dhe aktiviteti i tij sipërmarrës është i vendosur në Turqi.

Policia ka nisur verifikimet për të zbuluar arsyen përse është braktisur jahti dhe për të lokalizuar kapitenin tanimë të identifikuar. Në dyshimet e para, nuk përjashtohet mundësia e ndonjë ngjarjeje kriminale.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *