AKTUALITET

Jahti turk fiku GPS sapo u fut në territorin shqiptar!

16:23 - 11.09.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dihet tashmë se zhdukja e mjeteve lundruese nga radarët është një praktikë e trafikantëve gjatë transportit të drogës.




Jahti u nxor në breg nga vetë nga peshkatarët, pasi Policia Kufitare nuk shkoi në vendngjarje. Sipas burimeve,  peshkatarët e njoftuan Policinë Kufitare, e cila u kërkoi që ta tërhiqnin mjetin drejt Shëngjinit.  Brenda jahtit, peshkatarët gjetën dy dokumente me foto të ndryshme, gjeneralitete të Sevgin Yavuz.

Ka dyshime se brenda jahtit ka pasur përleshje. Në të u gjendën orendi e pajisje të thyera, por nuk dihet saktë nëse ndodhën nga deti me dallgë apo nga nëse dikush e sulmoi shtetasin turk.

Jahti ka edhe gomonen e shpëtimit, e cila nuk është dashur të përdoret nga Sevgim Yavuz.

Pronari i jahtit Catamaran, Nedim Akyuz mbërriti dje në Prokurorinë e Lezhës ku kërkoi tërheqjen e jahtit. Prokuroria nuk pranoi që jahti të tërhiqej, pasi duhet të përfundojë procesi hetimor.

Jahti u gjet i braktisur në 3 shtator nga një peshkarexhë, 12 milje larg portit te Shëngjinit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.