AKTUALITET

Kulla, kulla, kulla. Shikoni si po shëmtohet qendra e Tiranës (FOTOT)

23:18 - 11.09.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një sërë projektesh janë për ndërtim në kryeqytetin e vendit, kryesisht godina të larta polifunksionale, ku në katet e para pritet të ndërtohen qendra tregtare. Projektet pritet të zhvillohen edhe si komplekse zyrash, ndërtesa për banim, ndërsa një pjesë po tërheqin marka ndërkombëtare hotelesh për t’i menaxhuar, nisur nga lehtësitë fiskale, që parashikohen për sektorin e hotelerisë, si përjashtim nga tatim fitimi për 10 vjet, apo nga taksa e infrastrukturës për ndërtimet e reja. Më poshtë listohen projektet kryesore që kanë nisur ose pritet të ndërtohen në kryeqytet.




Projekti Book Building Tiranë

Image

Godinë polifunksionale 4, 5, 11 dhe 21 kate, me 3 kate nëntokë Book Building ndërmjet rrugës 28 Nëntori dhe rrugës “Abdi Toptani”, me subjekt zhvillues Techno-Alb sh.p.k.

Projekti parashikon ndërtimin e tre objekteve me lartësi 3, 4, 10 dhe 20 kate, me një sipërfaqe mbi 40 mijë metra katrorë.

MET Building Tirana

MET Building Tirana është projekti për një ndërtesë të re komerciale dhe rezidenciale në zemër të Tiranës, e cila është konceptuar si një pikë referimi për qytetin. Projekti MET Building Tirana do të plotësojë hapësirat e lira të zonës qendrore të Tiranës, duke përfunduar procesin e rizhvillimit urban që është aktualisht në proces. Brenda një blloku të plotë me ndërtesa dhe funksione prestigjioze, dizenjimi i ndërtesës së re i kushton vëmendje të veçantë shtëpive në natyrë dhe arredimit të jashtëm. Projekti i MET Building Tirana do të jetë një kullë 12-katëshe, fasada dhe tarracat e së cilës do të jenë të gjelbëruara.

Eyes of Tirana

Eyes of Tirana është projektuar si një ndërtesë e madhe, 26 kate e lartë në 55.444 m². Punimet për ndërtimin e kullës pritet të nisin këtë vit. Godina do të operojë si hotel nga Marka ndërkombëtare e hotelerisë Melia, teksa zhvilluesi në Tiranë është Edil Al.

Tirana Forever Green

Image

Pas disa kohësh pezullimi, punimet kanë nisur për objektin 20- katësh në afërsi të qendrës përballë Kishës Ortodokse, e cilësuar Tirana Forever Green.

Objekti, tani një karabina, zë një sipërfaqe prej më shumë se 12.400 m² dhe ka 20 kate, në të cilat katër nëntokë.

Kulla do të ketë 4 nivele parking nëntokësor, hapësira komerciale, dyqane, 7 nivele zyra, 8 nivele banimi dhe një hotel super luksoz, me një investim 25 milionë euro.

Down Town Albania

Image

Down Town Albania, tek ish-parku i lodrave për fëmijë “7 xhuxhat”, një kullë me 40 kate, me funksione të ndryshme të ndara sipas kateve, ku 2912 m² të kateve të para do të shërbejnë si hapësira komerciale.

Në katet që vijojnë do të jenë të lokalizuara ambientet e zyrave, me një sipërfaqe prej 21840 m². Në katet e sipërme, për të ofruar pamjet më të mira nga lartësia e kullës, janë pozicionuar banimet me një sipërfaqe rreth 26208 m².

Punimet po kryhen nga një prej firmave më të mëdha në vend, Kastrati, ndërsa pak kohë më parë, Balfin, grupi më i madh në vend, u tërhoq nga ndërtimi i kullës “Down Town Albania”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.