AKTUALITET

Lista e re/ ATP shpërndan 156 milionë lekë për pronarët

18:00 - 11.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Agjencia e Trajtimit të Pronave shpërndan 156 milionë lekë për 82 pronarë, të cilëve u është zënë toka nga ndërtimet pa leje. Përmes një njoftimi për mediat, ATP bën të ditur se dje ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 82 kërkesa të paraqitura nga subjektet përfitues, pronarë të pasurive të paluajtshme, pronë private, të prekura nga ndërtimet informale, që përfitojnë deri më tani kompensimin/shpërblimin në vlerë, në masën 70% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave. “82 (kërkesat e miratuara, përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimit në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse.




Fondi financiar që shpërndahet nga ATP për këto 82 pronarët është në vlerën 155 944 911,22 lekë”, – thuhet në njoftimin e agjencisë së Trajtimit të Pronave. “Gazeta Shqiptare” publikon listën me pasuritë që kompensohen dhe gjeneralitetet e subjekteve përfitues jepen në listën bashkëlidhur këtij njoftimi. “Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim”, – thuhet në njoftim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.