VIP PAGES

Pas këngës, në politikë. VIP-at që lanë një pasion për një tjetër

18:00 - 11.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Pasioni dhe talenti për këngën, aktrimin, moderimin apo dhe skenën nuk ka qenë mjaftueshëm për disa nga VIP-at tanë. Shumë prej tyre vendosën ta zëvendësonin mikrofonin e skenës me karrigen e politikës. Kush për një pozicion të përkohshëm e kush për të përhershëm, të famshmit shqiptarë vendosën ta provojnë këtë pjesë kaq shumë të lakuar çdo ditë për të dhënë kontributin e tyre. Janë disa VIP-at, të cilët kanë qenë të përfshirë në politikë dhe për një arsye apo një tjetër tani janë shkëputur. Ata kanë bërë dalje publike, ku kanë treguar përpara të gjithëve bindjet e tyre politike dhe partinë që mbështesin. Në periudha fushatash, përfshirja e artistëve të ndryshëm është kthyer në një strategji për të ndikuar te njerëzit, të cilët kanë afeksion mbi artistin dhe mbajnë të njëjtat qëndrime që artisti përçon tek ta. Në listën e mëposhtme do të përmendim vetëm disa prej tyre duke përfshirë nga Elvana Gjata e Çilieta Xhilaga, që kishin pjesëmarrje periodike e deri tek aktori i humorit Julian Deda, i cili edhe sot është mbështetës i palëkundur i bindjes së tij politike.




Enkelejda Arifi
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka prezantuar anëtarësimin e ri në partinë e tij. Përmes “Facebook”-ut, Kurti ka njoftuar se këngëtarja Enkelejda Arifi i është bashkuar Vetëvendosjes. “Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Enkelejda Arifi, na është bashkuar në Lëvizje dhe është në listën e kandidatëve të Vetëvendosjes për deputete në Kuvendin e Kosovës. Ajo vjen nga Durrësi, ku është shkolluar për muzikë (flaut dhe kanto) dhe jeton në Gjilan ku punon si zyrtare për kulturë në komunë që nga viti 2010”, ka shkruar Kurti. Kurti ka shkruar se me këngë në zemër, Vetëvendosje do të fitojë me 6 tetor. “Me këngën në zemër dhe me këngëtaren Enkelejda ecim drejt fitores më 6 tetor 2019”, ka shkruar Kurti.

politike 2 poliatike 3 politike 6 politike 9 politike 1 politike 4
<
>

Greta Koçi
Ajo për disa kohë ishte mbështetëse e Partisë Demokratike, madje ishte edhe zv.kryetare e Forumit Rinor të kësaj partie. Gjatë fushatës ajo tregoi një përkrahje shumë të madhe për liderin e asaj kohe të partisë, z. Sali Berisha. Por, kur PD humbi zgjedhjet duket se humbi edhe mbështetja e Gretës, pasi ajo iu rikthye muzikës duke lançuar hite të reja.

Eni Koçi
Bashkë me Gretën në këtë udhëtim ishte edhe Eni, motra e vogël. Ajo shfaqte herë pas herë mbështetje të zjarrtë për z.Sali Berisha dhe në çdo intervistë shprehej bindshëm për përkrahjen e Partisë Demokratike. Më pas ajo u largua për studime në Londër e gradualisht u shkëput së bashku me Gretën nga politika, duke u fokusuar te muzika.

Luiza Xhuvani
La teatrin për politikën dhe më pas la mandatin e deputetes në Partinë Socialiste për t’iu rikthyer teatrit. Ngjarja e rëndë e vrasjes së 4-fishtë të kryer nga djali i saj Konstadin Xhuvani në një lokal nate, bëri që ajo në 4 nëntor 2014 të hiqte dorë nga politika dhe të ngjitej përsëri në skenën e Teatrit Eksperimental.

Oni Pustina
Ai u shfaq si përkrahës i Levizjës Socialiste për Integrim duke u bërë imazhi i saj në një spot që LSI zhvilloi në periudhë zgjedhjesh.

Çiljeta Xhilaga
Edhe Çiljeta ishte një mbështetëse e flaktë e Partisë Demokratike. Në një intervistë, ajo është shprehur se vinte nga një familje e persekutuar dhe se kishte mbaruar shkollën për shkenca politike për këtë arsye. Për po të njëjtën arsye erdhi edhe angazhimi i saj në Partinë Demokratike, i cili u zbeh dhe u zhduk pas lindjes së djali të saj, Fernandos.

Kastro Zizo
Kastro Zizo këngëtari ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ku ndër të tjera u pyet edhe se a do t’i hyjë politikës. “Nuk po flas për në Bashkinë e Tiranës, por e kam fjalën që mund të kandidoj për Përmetin. Të gjithë e dinë që unë jam me prirje të majta dhe mund ta shikoj që të kandidoj si kryetar bashkie atje për LSI. Por nuk mund të flas ende pa folur me zonjën Kryemadhi, apo me kryesinë e kësaj partie” ka thënë ai. Kjo ka qenë një deklaratë e bërë para një viti, por që atëherë nuk kemi parë ndonjë tentativë të këngëtarit në fushën tjetër.

Nga ana tjetër, Julian Deda, pjesë e Partisë Demokratike dhe në forume, nuk e ka kursyer mbështetjen e tij as në tre muajt e gjata të protestës në bulevard. E megjithatë, ai nuk deshi që të identifikohej në rreshtin e atyre që merrnin dhe mbanin fjalime. Një tjetër aktore, Suela Konjari nuk mungoi me praninë në çadrën e PD-së, duke shprehur pakënaqësitë e saj në gjendjen në të cilën ndodhet arti në vend. Nëse shohim nga Partia Socialiste, dy janë aktorët që janë shprehur hapur në mbështetje të saj, Gazmend Paja dhe Erion Isai, të dy pjesë e “Portokallisë”. Paja ka qenë edhe pjesë e jurisë për përzgjedhjen e kreut të FRESSH-it, në një tur që ka vijuar në shumë qytete të Shqipërisë, ndërsa Isai është shfaqur në mbështetje të kandidates për deputete të PS-së në Korçë, Elisa Spiropali. Në LSI ka tre emra aktorësh më të përfolur për mbështetjen e tyre, Bes Kallaku, që nuk mungon asnjëherë me videot plot humor dhe me drejtues të kësaj Partie. Laert Vasili u shfaq së fundi me mbështetjen e tij për kryesuesen e LSI-së për Tiranën, Klajda Gjosha. Dhe emri i fundit që ne kemi veçuar është ai i Oni Pustinës, i cili erdhi që nga Italia për ta marrë personalisht kartën e anëtarësimit nga kreu i LSI-së, Petrit Vasili. Ndoshta ka edhe shumë të tjerë që rreshtohen në njërën apo tjetrën anë, po në këto muajt e fundit këta kanë qenë më të lakuarit.
Elita5, Elvana Gjata, Soni Malaj, Bojken Lako, Çilieta, Genta Ismajli dhe Leonora Poloska në vitin 2009 u shfaqën krah Partisë Demokratike, duke qenë pjesë e këngës së fushatës në vitin 2009 “Shqipëria po ndryshon”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.