POLITIKË

Basha kërcënon deputetët: Po ju mbajmë emrat shënim, do ju hetojë Antimafia

12:55 - 12.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ashpër ka qenë në reagimin e tij kryetari i PD-së Lulzim Basha, teksa flet për një vjedhje të madhe që do të ndodhë sipas tij në kurriz të qytetarëve, nga miratimi i ligjeve për koncesionet e dy rrugëve; Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren.




Nga selia e PD-së Basha paralajmëroi deputetët që do të votojnë pro këtyre pr/ligjeve se emrat e tyre do të mbahen shënim, ndërsa shtoi se ata do të hetohen nga Antimafia.

“Dua të paralajmëron çdo anëtar të seancës që ngre dorën për të miratuar vjedhjen me ligj se nesër do të jetë subjekt i ligjit antimaifa. Sot po ju vështojmë dhe do ju mbajmë shënim emrat. Nesër do ju ndjellim këmba këmbës. Çdo qindarkë dhe çdo pronë do të jetë nën lupën e ligjit Antimafia dhe të SPAK-ut.

Ajo çka votohet sot nga Landfilli i republikës me ligj, pasi ky projekt i diskutuar në restorantin luksoz të Ramës, ndërsa në fakt është në pronësi të familjes Kola.Kjo komani nuk ka kryer asnjë punë. Bardhi Konstruksion SHKP ka kapital 100 mijë lekë. Bëhet fjalë për 1 operator. Është futur për të futur në lojë paratë e pista të drogës, e njëjta skemë si me unazën e re.”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.