Aktualitet

Del pronari i makinës së blinduar e aksidentuar në Tiranë: Më goditi një mjet nga pas, erdha në spital

11:14 - 12.09.19 gsh

Detaje të reja nga ngjarja e së mërkurës mbrëma ku një makinë “G Class” e blinduar me targa ruse u përmbys pranë ish-rreth rrotullimit të Shqiponjës në Laprakë.



Gazetarja Dorjana Bezat raportoi se rreth 1 orë pas aksidentit në një spital privat është paraqitur një 34-vjeçar i aksidentuar. Pasi ka marrë ndihmën mjekësore i aksidentuari, i cili u identifikua si Eldin Dergjini është marre ne pyetje nga policia.

“Kam qenë duke ecur me makinë me një shpejtësi normale. Me goditi nga pas një mjet tjetër. Humba kontrollin dhe u përplasa me një bordurë dhe makina ime u batua në rrugë. Nuk e pashë mjetin që më goditi. Pas aksidentit jam larguar në këmbë për pak metra dhe pastaj mora taksi dhe erdha në spital”.

Makina e blinduar me targë ruse H001CH 199 është sjellë në Drejtorinë e Tiranës dhe i është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm por nuk janë gjetur sende të paligjshme në të. I aksidentuari pretendon se makinën e ka sjellë nga jashtë vendit dje nuk e ka pajisur ende me dokumentacion shqiptar.

34-vjeçari është person me precedent penal i arrestuar në Shqipëri për kundërshtim të punonjësit të rendit publik dhe në Itali për narkotik.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *