SPORT

Flet spikeri që ngatërroi himnin dhe na quajti Armeni: Nuk kam fjetur dy ditë!

13:00 - 12.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ajo që ndodhi ditën e shtunë në “Stade De France” bëri xhiron e botës dhe e vuri në një pozitë shumë të sikletshme Francën, e cila kërkoi ndjesë zyrtarisht te pala shqiptare për ngatërrimin e himnit përpara sfidës Francë-Shqipëri, ndërsa gafa u bë edhe më e rëndë për shkak se spikeri i stadiumit e ngatërroi Shqipërinë edhe me Armeninë në momentin që po sqaronte situatën nga fonia e impiantit.




Por cili është ai? Quhet Frank Stanislas Andre Barzhin, mban nofkën Maks Kampo dhe njihet nga të gjithë si Maksi i stadiumit “Stade de France”. Ish-drejtues radiofonik dhe DJ i njohur në Francë, prej shtatorit të vitit 2010 mban zyrtarisht detyrën e animatorit të impiantit më të madh transalpin. Në një prononcim për “L’Equipe”, ndër të tjera ai ka thënë: “Nuk kam fjetur dy net dhe ndjehem tmerrësisht keq për atë që ndodhi. Ishte një gabim shumë i rëndë nga ana ime dhe jam gati të marr përsipër pasojat që ky gabim mund të sjellë”, theksoi 50-vjeçari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.