SPORT

FSHF: Lojtarë-tifozë është binomi ynë fitues

15:00 - 12.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përfaqësuesja kuqezi mori një fitore të madhe me Islandën në “Elbasan Arena” vetëm pak ditë pas humbjes traumatike me Francës në Paris. Reagimi i kuqezinjve ishte i menjëhershëm, si nga trajneri me zgjedhjet e tij taktike, ashtu edhe nga tifozët në shkallët e stadiumit, që nuk e braktisën Kombëtaren në një moment delikat, përkundrazi u bënë motiv për protagonistët e fushës që të jepnin gjithçka mundin. Federata Shqiptare e Futbollit dhe lojtarët kuqezi nëpërmjet një postimi në faqen e FSHF-së në “Facebook” falënderojnë në mënyrë të veçantë tifozët për mbështetjen e pakushtëzuar në shkallët e stadiumit.




“Faleminderit nga zemra! Federata Shqiptare e Futbollit dhe të gjithë lojtarët kuqezi dëshirojnë të falënderojnë tifozët tanë të mrekullueshëm që nuk e braktisin kurrë ekipin kombëtar, që nuk kanë hezituar kurrë të bëjnë me mijëra kilometra për fanellën e shenjtë kuqezi dhe kanë qenë pranë skuadrës në ditë të mira dhe në ditë të vështira. Ky binom, tifozë-lojtarë, na ka treguar edhe më parë se është binomi fitues. Së bashku kemi treguar se kur jemi të bashkuar, mund të arrijmë rezultate që për shumë dukeshin utopike, duke bërë të pamundurën të mundur. Ëndrra vazhdon, së bashku mund të shkojmë shumë larg”!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.