EKONOMI

INSTAT: Paga bruto mujore u rrit me 4.5%

14:30 - 12.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Paga mesatare bruto në ekonomi ka arritur në 52 600 lekë në muaj. Për tremujorin e dytë 2019 paga mesatare u rrit me 4.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat janë bërë të ditura nga INSTAT, sipas të cilit mësohet se sektori që ofron pagat më të larta në ekonomi ngelet ai financiar, ku çdo i punësuar paguhet mesatarisht 111 mijë lekë në muaj. Vijon sektori i informacionit dhe komunikimit, ku paga mesatare mujore është rreth 88 mijë lekë në muaj dhe sektori publik, me një pagë mesatare prej 63 mijë lekësh.




Ndërkohë, puna më pak e paguar në Shqipëri është ajo në shërbimet e tregtisë, hotelerisë dhe bar-restoranteve, me 39 mijë lekë në muaj. Ndërkohë Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, cilësoi si lajm të mirë uljen e shkallës së papunësisë në nivelin 11. 5%. “Lajm i mirë për ekonominë. Sipas Anketës Tremujore të Forcave të Punës, publikuar sot nga INSTAT, shkalla e papunësisë në vend arrin në nivelet më të ulëta historike në shifrat 11.5%. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,9 pikë përqindje ndërsa me tremujorin e parë 2019, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,6 pikë përqindje. Në tremujorin e dytë 2019, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 61,4% nga më të lartat në rajon, vlerësuar në vazhdimësi edhe nga institucionet ndërkombëtare si Banka Botërore, FMN, Komisioni Evropian etj. Gjatë këtij tremujori, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2018, numri i të punësuarve gjithsej u rrit me 3,4% dhe krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019, ky tregues u rrit me 2,1%. Vlen për t’u përmendur se shkalla zyrtare e papunësisë te të rinjtë shfaq tendencë në rënie, e cila krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018 është 1,7 pikë përqindje më e ulët, ndërsa me tremujorin e parë 2019 ka pësuar një rënie prej 1,3 pikë përqindje”, – shkruan Denaj në “Facebook”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.