Sport

Messi flet për të ardhmen, mungesën e transferimit të Neymar dhe ftesën e Ronaldos

10:27 - 12.09.19 gsh

Leo Messi flet si një futbollist normal dhe pse është i vetëdijshëm se nuk është një i tillë, aq më tepër tek Barcelona. U fol shumë për të ardhmen e tij por vetë “pleshti” në një intervistë për të përditshmen “Sport” për një gjë është i sigurt, as që ka ndërmend të largohet nga klubi ku u rrit dhe u bë i famshëm por fillimisht Barcelona duhet të plotësoj disa kushte:



“Nuk kam ndërmend të largohem, dua të qëndroj tek Barcelona dhe të mbyll karrierën në shtëpinë time, por dua një projekt fitues”. Gjatë intervistës së tij, Messi u ndal te kontrata e cila i skadon në 2021 por mund të largohet falas një vit më herët: “Nuk dua një kontratë të gjatë dhe të qëndroj vetëm se jam i lidhur nga një kontratë. Dua të qëndroj se jam mirë fizikisht dhe të jem i rëndësishëm në një projekt fitues. Për kontratën as që më bëhet vonë”. Duke qëndruar te forma fizike, Messi ka folur dhe për dëmtimin i cili nuk e ka lejuar të jetë i pranishëm në fushë: “Vijoj të stërvitem i diferencuar por ka një datë rikthimi.

Neymar? Nuk e di nëse klubi ka bërë më të vërtetë të pamundurën për ta rikthyer. Këtë çështje e kam ndjekur nga gazetat dhe nuk është shumë e qartë. Në dhomat e zhveshjes nuk i diskutojmë këto gjëra, thjeshtë japim ndonjë mendim, un nuk komandoj, un luaj futboll. Nuk jam i mërzitur që nuk u rikthye por do të më bëhej qejfi nëse do ishim bashkuar”.

Në fund nuk mund të mungonte dhe një koment për ftesën e bërë nga C.Ronaldon: “Nuk jemi miq pasi nuk kemi ndarë kurrë një dhomë zhveshje por në mbrëmjet gala takohemi gjithmonë, flasim dhe nuk kemi probleme. Në ceremoninë e fundit, kishim më shumë kohë dhe kemi folur më shumë. Nuk e di nëse një ditë do të takohemi për të drekuar pasi të dy jemi shumë të angazhuar por nuk kam asnjë problem për të pranuar ftesën e tij”

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *