AKTUALITET

“Mësues për Shqipërinë”, zbardhen rezultatet për aplikantët

15:45 - 12.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Prej ditës së djeshme, të gjithë mësuesit që kanë aplikuar për një vend pune në portalin “Mësues për Shqipërinë” kanë mundur të njihen me rezultatet provizore, në një kohë që duhet të presin 16 shtatorin për listat përfundimtare të fituesve. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot udhëzimin e MASR me tabelën përkatëse të konvertimit të pikëve. “Pikët janë të ponderuara me koeficientin 0.8. Në bazë pikës 8/2/b) të udhëzimit nr. 15, datë 06.06.2019 ‘Për disa ndryshime dhe shtesa në udhëzimin nr.12, datë 27.02.2018 ‘Për organizimin e testimit të informatizuar të kandidatëve për t’u punësuar në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar’, sqarohet se teza e testimit të informatizuar përmban 50 pyetje, përgjigjet e sakta të të cilave vlerësohen me 100%, që konvertohen maksimalisht në 80 pikë, sipas tabelës”, – bëhet me dije në portalin “Mësues për Shqipërinë”.




Takimi me ministren
Ndërkohë, në ditën e publikimit të rezultateve të portalit “Mësues për Shqipërinë” dhe në prag të fillimit të ri shkollor, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka mbledhur të gjithë përgjegjësit e zyrave arsimore vendore dhe rajonale të arsimit parauniversitar. Ministrja Shahini ka nënvizuar faktin se vetëm nëpërmjet këtij portali tashmë po sigurohet një proces shumë transparent dhe i bazuar në meritë, ku mësuesit më të mirë fitojnë të drejtën e punësimit. “Një prej objektivave madhore të MASR është të kemi mësuesit më të mirë nëpër shkollat tona. Reforma në mësuesi është në rrugën e duhur dhe do të vazhdojë pa u ndalur, në mënyrë që shërbimi që ofrohet në arsimin parauniversitar për nxënësit, prindërit dhe mësuesit të jetë më i miri i mundshëm dhe të përmirësohet çdo ditë e më tepër”, u shpreh Shahini.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.