Kryesore

Plas grushti në TV, burri i ministres Besa Shahini godet zyrtarin e Vetëvendosjes

08:45 - 12.09.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Burri i ministres së Arsimit Besa Shahini, Dardan Molliqaj ka sulmuar fizikisht mbrëmjen e djeshme zyrtarin e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi.




Të dy kandidatët për deputetë, Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Dardan Molliqaj nga koalicioni PSD-AAK, ishin të ftuar në emisionin “Pressing”.

Gjatë emisionit ata ishin tensionuar disa herë, por që nervozizmin e madh e nxorën menjëherë pasi dolën nga studioja televizive.

“Kam qenë duke dalur nga koridori i televizionit dhe Dardani me shoqëruesin e tij erdhën përmbrapa dhe u kacafytëm dhe dojshin me m`goditë. Ka hy Rexhep Hoti në mes dhe qashtu njëfarë situate e pakëndshme e kapjes për fyti e qisi senesh. Edhe një goditje në këmbë sdi ka më ka ardhë se ishte një situatë komplet jo e mirë”, ka thënë Abazi.

Incidentin e ka konfirmuar edhe drejtuesi i emisionit “Pressing”, Leonard Kerquki. Për shkak të këtij incidenti, ai tha se nuk do të mund ta vazhdojë emisionin.

E kishim planifikuar ta vazhdonim pjesën e dytë të emisionit me dy analistët, Jusuf Thaçi dhe Rron Gjinovçit, në fakt gjatë ndërprerjes të shkurtër prej 2-3 minutave ka ndodhur një incident fizik. Z. Haki Abazi thotë se është sulmuar prej Dardan Molliqajt dhe prej shoqëruesit të tij, meqenëse nuk mundëm të flasim me Dardaninin na mbetët që të themi këtë dhe të insistojmë që t’i shikojmë inçizimet, video e kamerave të sigurisë për të parë se çfarë ka ndodhur. Më vjen keq për këtë që ka ndodhur, nuk ka qenë asnjëherë qëllimi i këtij emisioni që të vijnë deri në këto situata të tilla”, ka thënë Kerquki.

Ndërsa Molliqaj ka mohuar të ketë ndodhur sulm jashtë studios televizive.

“Asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione që ishte vazhdimësi e debatit publik. Unë nuk i kam problem debatet televizive dhe ndjehem shumë komod t’i mbroj bindjet e mia. Nuk fshihem asnjëherë. Secilin veprim timin politik jam në gjendje ta arsyetoj deri në fund. Nuk e kam problem asnjë akuzë e sulm për veprimet e mia politike. Ankesa e vajtimet nuk mund t’i fshehin humbjet në nivel argumentesh nëpër debate televizive”, ka deklaruar Molliqaj.

https://video.gjirafa.com/pressing-haki-abazi-dardan-molliqaj-rexhep-hoti-endrit-shala-11-09-2019


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.