Kryesore

Presidenti Meta homazhe për Azem Hajdarin: Detyrim, lideri i lëvizjes që solli pluralizmin politik

09:44 - 12.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka nderuar sot kujtimin e Azem Hajdarit, liderit të lëvizjes studentore në 21-vjetorin e vrasjes së tij. Kreu i Shtetit ka vendosur kurorë me lule në memorialin për nder të heroit të demokracisë në qendër të Tiranës ndërsa ka dhënë edhe një mesazh.




Meta theksoi ndër të tjera se lëvizja studentore e prirë nga Azem Hajdari e rivendosi vendin në rrugën e duhur të demokracisë dhe pluralizmit politik, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që duhen mbrojtur me çdo çmim.

“Sot ishte një detyrim për ta nisur ditën me nderimin e kujtimit të përjetshëm të Azem Hajdarit, të liderit të lëvizjes studentore që solli pluralizmin politik në Shqipëri sepse 12 dhjetori është dita më e rëndësishme në historinë e Shqipërisë që ndan dy epoka dhe që e rivendosi vendin tonë në rrugën e duhur të demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut dhe kuptohet të pluralizmit politik, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që janë kolona vertebrore e çdo sistemi demokratik dhe duhen mbrojtur me çdo çmim”, deklaroi Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.