Kryesore

Rama një lajm të mirë nga Praga: Jo vetëm mbështetje totale për çeljen e negociatave por edhe…

14:23 - 12.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama merr pjesë në Samitin e Vishegradit në Çeki nga ku jep edhe një lajm të mirë për vendin dhe hapjen e negociatave.




Rama shkruan se jo vetëm ka marrë mbështetje totale nga vendet e V4 që janë Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia për çeljen e negociatave por edhe një plan veprimi për të realizuar këtë objektiv.

“Në Pragë me vendet e V4 (Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia) dhe vendet e Ballkanit Perëndimor – Jo vetëm mbështetje totale nga V4 për çeljen e negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, po edhe një plan veprimi për të realizuar këtë objektiv strategjik”, shkruan kryeministri Rama i cili ndodhet në samit bashkë me ministrin në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj. Edhe kësaj radhe kryeministri nuk i ka harruar atletet e bardha, ndërsa shfaqet në krahë me kryeministren serbe dhe liderët e tjerë të rajonit.

rama rama 99 rama 9911 rama gezuar rama prage rama pragaa
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.