Kosova

Sherri i burrit të Besa Shahinit/ Sebepi ishte bashkëshortja ministre

13:25 - 12.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një debat televiziv ka përshkallëzuar në sherr dhe dhunë fizike mes dy të ftuarve në Kosovë.




Deputeti kosovar, njëkohësisht bashkëshorti i ministres së Arsimit Besa Shahini, Dardan Molliqaj, një nga disidentët e larguar nga Vetëvendosja ka goditur fizikisht dje në mbrëmje ish kolegun e kësaj partie, Haki Abazi.

Të dy kandidatët për deputetë janë përplasur politikisht në emisionin “Pressing”, por pas daljes nga studioja ata janë goditur me grushte.

Sipas asaj që shkruan Lapsi.al, sherrin e ka nisur Moliqaj, i cili i tha Abazit se aq shumë sa e përmend, do t’i shfaqet në ëndërr.

“Veç një batutë po e lshoj, qysh ja ka nis Hakia me më përmen shpesh, tutna edhe andërr don me m’pa sonte”, tha Molliqaj, sapo kishte dalë nga studioja dhe po ecte në korridor.

Abazi ja ka kthyer, duke e bërë bisedën krejt personale e duke përfshirë ministren Besa Shahini.

“Ty nuk të shoh në andërr kurrë, ty as gruaja jote nuk të sheh në andërr” ia ka kthyer ai.

Kaq mjaftoi që mes burrash të shpërthenin grushtet dhe kapjet për fyti, aq sa drejtuesi i emisionit nuk e pa më të arsyeshme të vazhdonte pjesën tjetër të emisionit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.