AKTUALITET

Taksa e banesës, shtyhet edhe një muaj afati i vetëdeklarimit

14:45 - 12.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani  – Shtyhet edhe me një muaj afati për të vetëdeklaruar të dhë-nat e banesës, të cilat nevojiten për të llogaritur taksën e banesës, që do të aplikohet në faturën e ujit. Ujësjellës-Kanalizime Tiranë njofton se është shtyrë deri në datën 30 tetor 2019. Llogaritja e taksës së banesës do të bëhet në bazë të vlerës së ndërtesës shumëzuar me shkallën në përqindje të taksës së miratuar me ligj për kategorinë e ndërtesave për ba-nim që është 0.05%. Pra, nëse një apartament me sipërfaqe 70 m², shumëzuar me çmimin vlerësues 60.000lek/m² shu-mëzuar me 0.05%, taksa vjetore që duhet paguar llogaritet 2 100 lekë, ku për çdo muaj vlera që duhet paguar është 175 lekë.




Të përjashtuarit
Ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që përfitojnë pension pleqërie ose pension social, që janë me banim në fshat ose qytet, kur familja përbëhet vetëm nga pensionistët dhe ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike janë dy prej dhjetë kategorive që përjashtohen nga taksa e shtëpisë. Në total janë 10 kategori të përjashtuara nga detyrim. Ndërkohë, të gjitha ndërtesat e tjera do të taksohen mbi vlerën e tregut në tri shkallë. Shkalla e taksës mbi ndërtesat, e cila aplikohet si përqindje e bazës së taksës, është: a) 0,05% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për banim; b) 0,2% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike; c) 30% e shkallës së taksës përkatëse për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi. Këto janë ndryshimet në ligjin për taksat vendore, i cili hyn në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm. Ligji është botuar dje në Fletoren Zyrtare dhe parashikon se taksës mbi ndërtesat u nënshtrohen individët, personat fizikë ose juridikë, vendës apo të huaj, pronarë ose përdorues të pasurive të paluajtshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të këtyre ndërtesave, përveç rasteve kur në këtë ligj përcaktohen ndryshe.

Dokumentet

UKT vendos në dispozicion specialistët që do t’ju ndihmojnë për të plotësuar formularin e vetëdeklarimit, mjafton të paraqiteni në njërën nga pikat UKT. Me vete duhet të keni:
1- ID.
2- Dokumentin e pronësisë (certifikata e pronësisë me kartelën e pasurisë, ose kontratën e shit-blerjes, dhurimit apo shkëmbimit, ose akt-privatizimin apo vetë-deklarimin e ALUIZNI-t, si dhe rivlerësimin e fundit të pasurisë nëse e dispononi).
3- Librezën e ujit ose faturën e muajit të fundit.

Pikat ku mund të paraqiteni dhe oraret
1. Pika UKT, Njësia Nr. 1 – Rr. “Bardhyl” – E hënë- shtunë 08:00-20:00.
2. Pika UKT, Njësia Nr. 2 – Rr. “Petro Nini Luarasi”, pranë Tregut Elektrik – E hënë- shtunë 08:00-20:00.
3. Pika UKT, Njësia Nr. 5 – Rr. “Llazi Miho”, Kombinat- E hënë- shtune 08:00-20:00.
4. Pika UKT, Rr. e “Kavajës”, pallatet ‘Delijorgji’ – E hënë – shtunë 08:00-20:00.
5. Pika UKT, Drejtoria Rajonale, Sauk – E hënë – premte 08:00-17:00 dhe të shtunën 08:00-13:00.
6. Pika UKT – Rruga “Muhamed Deliu”, pranë “Freskut” – E hënë – premte 08:00-17:00 dhe të shtunën 08:00-13:00.
7. Pika UKT Rruga “Budi” – E hënë – premte 08:00-17:00 dhe të shtunën 08:00-13:00.
8. Pika UKT Rr. “Aleksandër Moisiu”, përballë Min. se Kulturës – E hënë – premte 08:00-17:00 dhe të shtunën 08:00-13:00.
9. Pika UKT, blv. “Zhan D’Ark”, përballë Maternitetit të Ri – E hënë – premte 08:00-17:00 dhe të shtunën 08:00-13:00.
10. Pika UKT, Rruga “Teodor Keko”, pranë “Astir” – E hënë- premte 08:00-17:00 dhe të shtunën 08:00-13:00.
11. Pika UKT, Kodër-Kamëz – E hënë- premte 08:00-17:00 dhe të shtunën 08:00-13:00.
12. Njësia Nr. 3 – Rr. “Jusuf Vrioni”, blloku “Vasil Shanto” – E hënë – premte 08:00-15:30 dhe të shtunën 08:00-13:00.
13. Njësia Nr. 4 – Rruga “Artan Lenja”, pranë Rep. të Zjarrfikëseve – E hënë- premte 08:00-15:30 dhe të shtunën 08:00-13:00.
14. Zyrat Qendrore UKT, Rruga e “Kavajës” – e hënë- premte 08:00-16:30.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.