SPORT

I dënuar 5 vite për trukim, Kuljiç: Më kontaktoi presidenti i Skënderbeut dhe një CEO shqiptar

15:00 - 13.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dosja “Skënderbeu” tronditet nga fakte të tjera të publikuara në mediat austriake ditën e djeshme. Ka qenë një rrëfim i ish-lojtarit të Kombëtares së Austrisë, Sanel Kuljiç, i cili është dënuar në vitin 2014 me 5 vite heqje lirie, që ka treguar prapaskenat e asaj që kanë ndodhur në Bundesligën austriake, apo edhe në miqësoret e luajtura, duke bërë të mendojmë menjëherë se përse pak vite më parë, prokuroria austriake nisi hetimin ndaj Skënderbeut dhe presidentit të klubit korçar, Ardjan Takajt. Gazeta austriake “Krone” në faqen e saj ‘online’ publikon lajmin tronditës se ka qenë vetë lojtari, ai që i ka kontaktuar për të rrëfyer atë, që ai ka vuajtur gjatë kësaj periudhe. “Gjithçka ishte shumë e qetë, harmonike, deri kur… Tani jam shumë i frikësuar për jetën time.




U përpoqën të më kontraktojnë sërish përmes një ish-të burgosuri dhe më bënë presion. Tani jam i shqetësuar për jetën time”, thotë Kruljiç. Gazeta austriake shkruan se lojtari e ka fjalën për “bosët” e vërtetë pas skandalit, që nuk u thirrën kurrë për dëshmuar dhe sipas tij, janë shqiptarë. Presidenti i klubit profesionist “Skënderbeu”, që tashmë është dënuar për 10-vite nga UEFA për fiksim ndeshjesh, si dhe administratori (CEO) i një prej kompanive më të mëdha distributore në Shqipëri, e cila reklamon pijen më të famshme energjike austriake. Emrat janë të njohur për gazetën “Krone” dhe Kuljiç garanton duke u betuar për vërtetësinë e fjalëve të tij. “Janë këta zotërinjtë që japin para për lojtarët e përfshirë në baste. Kështu ndodhte atëherë, po kështu ndodh edhe tani. Ditët e sotme? Po, ndeshjet akoma manipulohen në ligën elitare austriake. Dua të shprehem për publikun tani, sepse ky hap më jep më shumë siguri për jetën se sa të pres hetimet e gjata dhe pa fryte të policisë”, – shprehet i bindur Kuljiç. Ai shprehet se Policia Federale është në dijeni të kësaj çështjeje. Edhe drejtori i Kodit ‘Fair-Play’, Severin Moritzer, është vënë në dijeni nga ana e tij, shprehet Kuljiç: “E kam informuar, por nuk ka qenë shumë i interesuar. Sidoqoftë, koha do ta tregojë të vërtetën”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.