Horoskopi

Horoskopi i datës 13 Shtator 2019

00:00 - 13.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Edhe pse do të ndiheni paksa të paqartë, në fund të ditës do t’i keni arritur të gjitha qëllimet. Do të ndiheni të çliruar dhe nuk do të ndikojë aspak te ju fakti që dikush do të përpiqet të shpërfillë gjithçka keni bërë. Beqarët e kësaj shenje mund të nisin një marrëdhënie të mrekullueshme romantike, që do t’ju bëjë të ndiheni të plotësuar.

Veprimet flasin më shumë se fjalët, ndaj tregohuni shumë të kujdesshëm, pasi mund të jeni në qendër të vëmendjes. Nëse përballeni me një situatë të vështirë, rekomandohet të tregoheni të duruar, teksa gjithçka mund të marrë drejtimin e duhur në vijim.

Mund t’ju tregojnë diçka mjaft të rëndësishme për të cilën jeni në dijeni. Shumë gjëra mund të konfirmohen sot dhe diçka mund të ndryshojë në jetën tuaj profesionale. Sa i përket aspektit personal, do të kaloni një pasdite të qetë me partnerin/partneren tuaj.

Nëse dëshironi t’i tregoni diçka dikujt, është momenti i duhur për ta bërë. Do të jetë e vështirë të tregoheni i qartë, teksa ju ndodh shpesh që të ndiheni konfuz. Ndërkohë, është edhe dita kur do të mësoni një lajm të rëndësishëm.

Dikush do t’ju bëjë disa pyetje, të cilat do t’ju vënë në vështirësi. Në fakt ai/ajo mund ta dijë përgjigjen, por thjesht dëshiron ta dëgjojë me fjalët tuaja. Pasdite mund të zhvilloni një bisedë me partnerin/partneren tuaj që do t’ju bëjë të ndiheni mjaft mirë.

Do të keni shumë për të thënë gjatë kësaj periudhe dhe bisedat me familjarët do t’ju bëjnë të ndiheni komod dhe të lehtësuar. Pasdite do të ndiheni të lodhur dhe mund të refuzoni ftesat e miqve apo partnerit/partneres suaj.

Mund të shqetësoheni për shkak të një situate të çuditshme, por dëgjoni miqtë e vjetër apo familjarët teksa ju thonë të vërtetën. Përqendrohuni tek ata që keni besim. Do të tundoheni për të biseduar me dikë që ju ka lënduar në të kaluarën, por një bisedë e tillë mund të mos ndikojë mirë tek ju.

Të lindurit e kësaj shenje mund të befasohen sot, teksa do të zbulojnë diçka rreth një mikut tuaj të vjetër. Rekomandohet të mos e konsumoni një temë të tillë me miq të ndryshëm. Sa i përket aspektit profesional, mund të vlerësoheni nga shefat ose mund të fitoni rritje rroge.

Të lindurit e kësaj shenje do të përforcojnë lidhjet e vjetra. Mund të ndiheni të dobët dhe e vetmja gjë që do t’ju bëjë të ndiheni mirë është ruajtja e miqësisë së vjetër, e cila ka gjasa të bëhet gjithnjë e më e fortë. Mos hezitoni të merrni një vendim për të cilin keni kohë që mendoheni.

Mund të ndiheni të refuzuar dhe kjo nuk do t’ju ndikojë aspak mirë psikologjikisht. Megjithatë, përpiquni të dilni nga kjo gjendje, duke u përfshirë në aktivitete të ndryshme. Pasdite rekomandohet të dilni shëtitje, ose të takoni ata që ju bëjnë të ndiheni vetvetja dhe ju mbështesin.

 

Do të ndiheni të lirë dhe do të thoni drejtpërsëdrejti atë çfarë mendoni para kolegëve tuaj. Kjo do të ndikojë mjaft mirë në reputacionin tuaj në punë. Në përgjithësi do të jetë një ditë e lodhshme, por rezultati do të jetë mjaft i mirë.

Nëse ju duhet të ndërmerrni një vendim të rëndësishëm sot, ndiqni intuitën. Ka gjasa t’i tregoni një mikut tuaj një sekret që e ruani prej kohësh. Sigurohuni që kjo bisedë të mos konsumohet me persona të tjerë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.