SPORT

Lukaku: Me Konten, rivalët do të na kenë frikë

18:00 - 13.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Romelu Lukaku është që tani i dashuruar me Interin. Në një intervistë për ‘ESPN’, sulmuesi belg konfirmon për hëre të disatë dëshirën e madhe që ka pasur për t’u transferuar tek Interi në një moment shumë vendimtar për karrierën e tij. “Ishte momenti perfekt për mua për të ikur nga Anglia, nuk doja të rrija më aty. Interi ishte zgjedhja e duhur për mua. Konte? Me të është si me të rinjtë që kanë ardhur, të jep ndjesinë sikur kanë shumë vite këtu. Është gjë shumë e çuditshme kjo, por e bukur. E jep ai këtë efekt. Kampionati? Nuk mendoj se duhet thënë ‘do fitojmë’, por do të mundohemi”.




Më pas, ai flet edhe për Aleksis Sançez: “Mund të shikosh për shumë kohë vërdallë, por nuk e gjen dot kurrë një tjetër si ai, në asnjë vend të botës. Po mësojmë, po mundohemi. Duhet të lëvizim në mënyrën e duhur. Çfarë mesazhi kam për kundërshtarët? Çdo herë që luajnë kundër Interit, duhet t’u tregojmë se do të jetë një luftë e vërtetë, kushdo qofshin ata”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.