SPORT

Klop: Shpresojmë të gjejmë dushe në stadium

14:15 - 14.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjendja e stadiumit “San Paolo” të Napolit është kthyer në objekt talljeje në Angli dhe më saktë te Liverpuli, kundërshtarët e radhës së “Reds”-ave në Champions. “Shpresojmë që të rregullojnë çdo gjë në kohë. Një dush dhe një vend për t’u ndërruar besoj se na takon ta kemi. Unë kam parë vetëm fotot dhe shpresojmë që të mbarojnë punë”. Klop po e monitoron situatën nga Liverpuli. “Kam dëgjuar gjëra të ndryshme, kam parë fotot. Nuk e di, mbase fotot janë të majit të shkuar. Kam besim, besoj tek UEFA dhe shpresoj që t’i kemi gjërat në rregull. Sa kohë është fusha e lojës, të tjerat rregullohen. Ne mund të luajmë, ndonëse nga fotot nuk ngjante aspak një situatë e mirë. Nuk e di nëse janë duke e bërë më të madhe nga ç’është, por ne do të shkojmë në Napoli për të luajtur futboll dhe do të pranojmë situatat që do të gjejmë”.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.