SPORT

Marcelino: Na shkarkuan se fituam Kupën e Mbretit

18:00 - 14.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një konferencë shtypi e trishtë. Marselino Garsia Toral ka folur pak ditë pas shkarkimit të tij të papritur nga stoli i Valencias: “Nuk e kisha menduar kurrë këtë epilog. Kur më dhanë lajmin, nuk e besova. Më 19 korrik klubi kishte theksuar se kishte besim të plotë në punën tonë. Si mund të më shkarkonin më 10 shtator? Gjithçka nisi nga ecuria në ‘Copa rel Rey’. Klubi donte që të përqendroheshim vetëm në kampionat dhe kur siguruam vendin e katërt, nuk na përgëzuan. E bënë vetëm në Singapor, por për kualifikimin në Champions. Tifozët donin ta fitonin Kupën e Mbretit, sikundër donim edhe ne, por fitorja solli kaosin. Kush do ta kishte menduar?! Nuk është normale që stafi të shkarkohet pasi ka arritur të gjithë objektivët. U ndjeva i pafuqishëm. Një rikthim? Do të na pëlqente, ndjejmë se puna jonë është e papërfunduar dhe duam të rritemi edhe më”.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.