BLUETOOTH

Ndahet me Nora Istrefin pas 14 vitesh, ja e vërteta e lidhjes së Robert Berishës me bukuroshen nga Burreli

18:00 - 14.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari reagon për marrëdhënien me modelen: Është mikeshë, jam beqar




Mesa duket, pas bombës së plasur nga vetë protagonistët, dhe pas zhurmës së bërë nëpër media edhe para se të pranohej nga vetë ata ndarja, tanimë pas një pauze, kanë vendosur prapë të reagojnë Nora dhe Roberti. Para dy ditësh “Prive.al” zbuloi një foto të këngëtarit ku shfaqej i ulur në tavolinë me një vajzë tjetër, e cila thuhej se ishte e dashura e re e tij. Më pas u zbulua se vajza në fjalë ishte Xhesika Kadiu, një vajzë nga Burreli, e cila prej vitesh jetonte në New York. Lidhur me këto fjalë, Roberti reagoi në Instastory me anë të një fotoje ku tregonte se ishte duke punuar për një këngë të re dhe mesa duket pjesë e klipit do të ishte edhe Xhesika. Megjithatë vetë ai nuk mohoi asnjë nga fjalët që u thanë. Së fundmi n’ZOOM ka zbuluar disa foto ku tregon se kjo nuk është hera e parë që Roberti dhe Xhesika kalojnë pushimet bashkë.

nora 3 nora 5 nora 4 nora 2(1) nora 1(1)
<
>

Ata janë kapur mat edhe herë të tjera nga i njëjti vend dhe gjithçka ka ndodhur para se të bëhej publike ndarja me Norën. N’ZOOM shkruan se lidhja e tyre ka nisur që në fillim të kësaj vere, megjithatë asgjë nuk është konfirmuar ende. Pasi u zbulua nga mediat rozë partnerja për të cilën ai kishte kohë që frekuentohej, edhe para një viti që ishin të ndarë jozyrtarisht, Robert Berisha vendosi të flasë për lajmet e fundit që lidhin atë me Xhesika Kadiun. Ai ka qenë një prej emrave më të përmendur javët e fundit për shkak të ndarjes nga Nora Istrefi dhe kinse nuk mjafton me kaq ditët e fundit nga shumë media ai u ‘lidh’ me Xhesika Kadiun. Lajmi.net ka kontaktuar Robertin dhe këngëtari ka shpjeguar gjithçka rreth kësaj çështjeje. Në pyetjen se a ka ndonjë të vërtetë në lajmet e fundit që e lidhin me Xhesikën, Roberti është përgjigjur “Kur të lidhem me dikë, keni për ta marrë vesh prej meje direkt kur ta bëj publike. S’kam gjë, si më sheh, jam beqar”. Ai ka shpjeguar edhe arsyet e takimit me Xhesika Kadiun.

“Ajo vajza është 21 vjeçe edhe është një shoqe e jona e cila ka ardhur për të marr pjesë në projektet tona, nëse unë pi kafe me ndonjë kolege ose qoftë dikush i familjes time… ndonjë teze, nuk do të thotë që jam në lidhje me tezen time”, tha Roberti. Ai më tutje vazhdon: “Veç një gjë dua t’u them fansave të mi, asgjë nuk e bëj për famë, i bëj për qejfin e shpirtit tim dhe shpresoj që s’lëndoj asnjë… me punë dhe muzikë i kam arritur të gjitha këto deri më tani e më së shumti me ndihmën e Norës në krah të famës saj që e ka bërë me shumë punë dhe lodhje… e falënderoj me zemër… s’jam as i pari e as i fundit… më mirë të jemi shokë se sa të krijojmë negativitet në shtëpi e afër fëmijës…80% e martesave kanë probleme, por rrinë bashkë se ju vjen keq për shkak të familjes dhe traditave palidhje që i kemi ne shqiptarët… kemi shumë të mira veç dy gjëra i kemi super ‘budalliqe’.. komente ka me patur gjithmonë. S’mund t’i ndaloj.. veç një gjë të dinë ata që duan të dinë: Që Norën dhe Reneen kam për t’i pas në zemër deri sa të jem gjallë edhe 24/7 jam i gatshëm për çdo gjë që do të kenë nevojë”. Por me ato që u zbuluan nga mediat a është i vërtetë Roberti në deklaratën e tij, sepse provat tregojnë të kundërtën? Sa foto të tjera paparazzi duhen për të vërtetuar që mes tyre ka diçka më tepër?

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.