BLUETOOTH

Rrëfehet Erjona Sulejmani: Periudha më e vështirë e jetës sime, kam marrëdhënie të shkëlqyera me Blerimin

16:00 - 14.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 Pamela Aliaj




“Kur të jetë momenti, do t’i dhuroj Luanit një familje”

Ajo është një ndër modelet bukuroshe më të lakuara të medias rozë dhe jo vetëm. Pjesë e revistave të mirënjohura si GQ Italia dhe së fundmi edhe si aktore në një komedi italiane. Po flasim pikërisht për modelen Erjona Sulejmani, e cila në një rrëfim për herë për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, rrëfen gjithë prapaskenat e të qenit një mami single pas ndarjes nga futbollisti i mirënjohur shqiptar, Blerim Xhemali.

Periudha më e vështirë: “Sigurisht ka qenë ndarja! Kjo sepse u bë shumë mediatike. Por në jetë çdo gjë kalohet dhe vetëm të bën më të fortë”,- ka thënë Erjona.

Por ajo na ka rrëfyer edhe prapaskenat e përditshmërisë së saj, si e mban trupin gjithmonë në formë e si ia del të menaxhojë kohën për punë e për kujdesin ndaj djalit.

“Luani është drita ime! Çdo gjë në jetën time e kam modifikuar sipas kërkesave të tij!! Por ndihmën më të madhe ma jep mami im që është çdo herë prezente. Luanin pothuajse e marr me vete në çdo punë që bëj! Pa të nuk lëviz!”,- është shprehur modelja.

Por Erjona nuk është vetëm një modele e shumëkërkuar. Në jetën e përditshme profesioni i saj është agjente imobiliare ku edhe falë aftësive të saj ka hapur edhe biznesin që drejton vetë. Pra, me pak fjalë: modele, busines woman, aktore dhe nënë me kohë të plotë,  Erjona është një superëwoman për këdo që nuk e njeh ende. Këto e shumë të tjera në intervistën e sinqertë të Erjona Sulejmanit.

 Jeni një ndër modelet më tërheqëse shqiptare me një trup gjithmonë në formë. Çfarë bëni për të ruajtur linja të tilla?

Kam një jetë të përditshme shumë dinamike. Jam në çdo moment në lëvizje, në udhëtim dhe pas Luanit! Mendoj se është ky sekreti im fizik.

erjona 12 erjona 5 erjona 4 erjona 7 erjona 8 erjona 6 erjona 9 erjona 1 erjona 3 erjona 10 erjona 2 erjona 11
<
>

Jeni nëna e një vogëlushi të quajtur Luan. Sa e vështirë është të punoni e të kujdeseni për të njëkohësisht? Kush merret me djalin kur ju jeni në udhëtime pune?

Luani është drita ime! Çdo gjë në jetën time e kam modifikuar sipas kërkesave të tij! Por ndihmën më të madhe ma jep mami im që është çdo herë prezente. Luanin pothuajse e marr me vete në çdo punë që bëj! Pa të nuk lëviz!

Sa e vështirë ka qenë që pas lindjes të riktheheni në formën fantastike që keni tani të trupit?

Sinqerisht kam qenë me fat! Dhe pas 2 muajsh, isha në formë fizike të përhershme pas lindjes. Lindja më bëri edhe më mirë fizikut! Sot e ndjej veten më në formë se kurrë!

Si i keni marrëdhëniet me babin e Luanit? Sa shpesh takohet ai me djalin?

Jemi në marrëdhënie fantastike! Kemi gjetur ekuilibrin e duhur për të rritur Luanin në mënyrën më të mirë që mos të ndjejë ndarjen.

A është dikush në jetën tuaj që ju bën të ndiheni e dashuruar?

Në jetën time është vetëm një princ dhe quhet “Luan”!

Mendon Erjona të krijojë sërish familje, t’i dhurojë Luanit një motër apo vëlla?

Po, e mendoj dhe kur të jetë koha dhe personi i duhur do krijoj një familje dhe t’i jap Luanit një motër ose vëlla.

Cila ka qenë periudha më stresuese në jetën tuaj? Si e keni kaluar?

Sigurisht ka që ka qenë ndarja! Kjo sepse u bë shumë mediatike. Por në jetë çdo gjë kalohet dhe vetëm të bën më të fortë.

Me çfarë merret Erjona tjetër veç modelingut? A keni menduar ta lini këtë punë? Nëse po, me çfarë do të merreshit?

Erjona, pikë së pari, merret me Luanin! Pastaj vjen puna ime e përhershme si agjente imobiliare. Tanimë kam hapur edhe aktivitet timin, kështu që jam një ‘busines woman’. Gjithashtu punoj si modele, por më shumë kam marrë rrugën e televizionit! Kështu që kohë për një mashkull në jetën time nuk ka.

Si ka qenë vera juaj? Cili vend ju ka lënë mbresa dhe jeni kënaqur më tepër?

Sinqerisht, për mua, është gjithë viti verë sepse jam përherë në det! Çdo vend që shkoj më bën të dashurohem, sepse më pëlqen të shoh nga afër çdo gjë: njerëzit, mentalitetin, traditën, ushqimin, muzikën dhe kulturën që ka vendi.

A keni ndonjë propozim për modeling së fundmi? Për çfarë bëhet fjalë?

Së shpejti do jem pjesë e një komedie televizive që sigurisht flet për faktin si jam unë dhe karakteri im. Do jetë shumë e lezetshme dhe këto ditë do nis xhirimet.

Si erdhi propozimi për revistën e mirënjohur GQ Italia? A keni ndonjë projekt tjetër me ndonjë firmë apo revistë të njohur si kjo së shpejti?

GQ më zgjodhi si femra më e bukur e Europianit 2016. Kam raport të mirë me ta dhe së bashku bëmë një shooting të ri në vendin ku jetoj, në Itali në Lago di Garda.

Cili është mashkulli ideal për Erjonen? Çfarë cilësish duhet të plotësojë ai për t’ju bërë për vete?

Wow.. të përshkruaj mashkullin ideal nuk është e lehtë! Sigurisht, duhet të jetë me principe morale, të jetë burrë dhe jo mashkull, të jetë i sinqertë, i respekteushëm dhe të doje më shumë Luanin, që mua të më bëjë të dashurohem.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.