BLUETOOTH

Sa e ëmbël! Renis Gjoka prezanton për herë të parë të bijën

18:00 - 14.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Si të gjithë prindërit, që pas ardhjes në jetë të vogëlushes Aura, Renis Gjoka u përpoq të mos ia zbulonte portretin në fotot e publikuara në Instagram, por së fundmi e bëri një përjashtim. “Koha që kalojmë bashkë është koha më e mirë për mua. More vesh ti, goce?” shkruan këngëtari në foton ku shfaqet duke mbajtur në prehër Auran. Të shumtë janë ndjekësit që vënë në dukje ngjashmërinë babë e bijë.




Aura erdhi në jetë në qershor të këtij viti. Për sa i përket jetës private, këngëtari është treguar tepër i rezervuar, megjithëse ka pranuar gjithnjë nëpër intervista se është i dashuruar prej kohësh. Thuhet se partnerja e tij quhet Jona dhe lidhja e tyre daton diku te 10 vite më parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.