SPORT

Sadedini dhe Hoxhaj, në kor: E mundim Luftëtarin

18:00 - 14.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rikthim në një kampionat të vështirë për Flamurtarin, që rinis gjithçka nga përballja me Luftëtarin, pas dy javëve pauzë, që në Vlorë ka shërbyer si rrallëkund. Sidomos trajnerit Dritan Sadedini, për të formuar një skuadër më të konsoliduar. “Çunat kanë marrë ngarkesën e duhur, jemi përpjekur që të mos i rëndojmë. Jemi përmirësuar fizikisht, çka na ka dhënë mundësinë të punojmë edhe taktikisht. Ekipi është konsoliduar, jemi më mirë se para 10 apo 15 ditëve”. Përplasje skuadrash në krizë, pasi edhe Luftëtari është në kërkim të fitores së parë, megjithatë në kushtet ku ndodhet Flamurtari, çdo kundërshtar do të ishte shumë i vështirë. “Është ndeshje shumë e vështirë, sepse jemi dy ekipe me nga zero pikë. Shpresoj që ndeshja të jetë në favorin tonë”. Në krah të trajnerit u shfaq Ardit Hoxhaj, i cili u rikthye në Vlorë pas përgatitjeve verore pikërisht me Luftëtarin, i gatshëm të zbulojë sekretet e kampin gjirokastrit. “E njoh Luftëtarin, sepse punova me këtë ekip gjatë fazës përgatitore. Nuk jam bërë aspak pishman që erdha te Flamurtari. Ata janë çuna të rinj dhe arma kryesore e tyre është loja në grup”. Për një sulmues, urimi para një sfide është gjithmonë i njëjti. “Kam dëshirë të fitoj, si gjithnjë. Do të futemi në fushë me dëshirën për ta fituar, aq më tepër që luajmë me një rival direkt”.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.