Horoskopi

Horoskopi i datës 15 Shtator 2019

00:00 - 15.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Të kesh një sens të shëndetshëm të ambicies është diçka e mirë, por kini kujdes që të mos lejoni që dëshira për sukses t’ju çojë në rrugë të gabuar. Do të vijë sot një mundësi, që fillimisht do t’ju bëjë të fërkoni duart.

Nëse jeni duke organizuar ndonjë plan për të udhëtuar, sot është një ditë e mirë për të finalizuar gjërat. Anëtarët e tjerë të familjes suaj mund të jenë papritur të pasigurt për disa detaje dhe mund të përpiqen t’ju pengojnë.

Negociatat aktuale në një marrëveshje biznesi nuk do të shkojnë siç dëshironi, por mos u shqetësoni. Dëgjoni me vëmendje dhe vetëm atëherë jepni përshtypjet tuaja të sinqerta. Askush nuk po përpiqet t’ju mashtrojë.

Edhe pse ka disa padrejtësi që po ndodhin në botën tuaj, luftëtari juaj i brendshëm nuk po del në sfond. A është koha për ta detyruar atë të dalë, për hir të nderit të dikujt? Ngrijeni zërin kur shihni diçka të gabuar.

Ju ka munguar entuziazmi në lidhje me suksesin e një të afërmit tuaj. Ndoshta ju nuk e besoni ose nuk arrini ta kuptoni nëse ai ka lëvizur në drejtimin e duhur. Sido që të jetë, ju duhet të kuptoni se si ta trajtoni atë sot.

Sot do të merrni një telefonatë kur dikush t’ju informojë për një mundësi që mund të vijë shumë shpejt. Ky lajm do të jetë muzikë në veshët e ambicies suaj të shëndetshme.

A po ndjeheni të dëshpëruar për diçka që ka ndodhur në të kaluarën? Ajo që është bërë, është bërë. Ju duhet të vazhdoni duke parë nga e ardhmja. Përpiquni t’i shtoni më shumë aktivitete ditës suaj.

Pritshmëritë tuaja janë të larta në aspektin financiar, por gjasat janë që edhe zhgënjimi të jetë i madh. Përpiquni më shumë për të realizuar planet tuaja duke kërkuar edhe ndihmë nga njerëzit te të cilët besoni.

Çdo gjë e vogël që bëni sot do të sjellë disa pasoja të mëdha në jetën tuaj, kështu që ju mund të dëshironi të shmangni blerjet. Mund të përfundoni duke ndikuar në llogarinë tuaj bankare në një mënyrë shumë më negative nga sa e prisni.

Ju keni shumë më shumë qëndrueshmëri nga sa keni menduar, kështu që kur të gjeni veten në një situatë ku kërkohet një cilësi e tillë, do të jeni në gjendje ta përballoni me lehtësi, madje duke shijuar çdo sfidë!

 

Ju e dini cila është mënyra më e mirë për të qëndruar jashtë një lufte? Shmangni njerëzit që nxisin gjithmonë dramën. Në fund të fundit, ata kanë tendencë që t’ju tërheqin drejt konflikteve. Në aspektin profesional, gjithçka duket e qëndrueshme.

Ndonjëherë njerëzit në nevojë bëhen edhe më nevojtarë, prandaj mos e harroni këtë, kur dikush prej tyre të vijë përsëri te ju për të kërkuar një favor. Ju mund t’i ndihmoni, por kush po ju ndihmon juve? Ka ardhur koha të tregoheni më egoistë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.