MILOSAO

Kur imazhi kërkon paradoksin e pamundur

18:00 - 15.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arben Meksi në stilin e tij, të cilin e ka përsosur në vitet në vazhdim, në ditët tona lufton shumë që paradoksin universal ta tregoj thjesht përmes gjuhës së veçaqntë të karikaturës. Kinse sikur i largohet problemeve themelore, ai më shumë merret me situata gati filozofike. Janë pikërisht këto tema që duket sikur e largojnë nga normalja, ku lexuesi dhe shikuesi i thjesht i punëve të tij kërkon fabulën. Por, duke pasur shqetësimin se temat mund të kthehen shpesh në të tilla hulli “të zakonshme”, autori i ndërthur me tema vërtetë sociale të jetës së përditshme, ku jeta e bën të arsyeshme gjithçka. Dhe, autori duket se ka shqetësime reale për gjithçka paçka se mënyra sesi i shpreh bëhet me elegancën e vijës së karikaturës.




15 shtatort 2019.pmd 15 shtatort 2019.pmd 15 shtatort 2019.pmd 15 shtatort 2019.pmd
<
>

Në këtë numër, po vendosim disa karikatura të tij, për të përcjellë këtë botë, por njëkohësisht edhe sfidat e tij të sotme: Meksi i drejtohet një publiku të pamoshë por edhe shumë universal. Kjo e bën artin e tij të bukur por edhe tepër komunikativ.

Që nga vetmia sociale, që ai e zgjidh me një endacak, i cili ndan gjithçka me qenin e tij, duke vazhduar me ikonën e Kullës së Pizës, e cila projektohet ndryshe, ai bën zhvillimin e tij, që sa qesharak e bën tejet tërheqës. Në anën tjetër tallet paq me kultet tona për figurën dhe gomarin që duhet të jetë në piedestal, ai e lë të kullosë. Tallet me kureshtjen e tepruar që e zgjidh me vendin e çelësit dhe kështu me rradhë në fabula ku ai lë mori zhvillimesh dhe sidomos perceptimesh.
Arben Meksi është një nga karikaturistët më të mirë të vendit me një jetë tejet aktive në këtë zhanër, të cilin po e përcjell edhe jashtë vendit, madje duke merituar dhe shumë çmime ndërkombëtare. Mbetet po ashtu një nga njerëzit që po mundohet ta mbajë dhe inkurajoj këtë zhanër me të gjitha mundësitë e tija. (B.an)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.