AKTUALITET

Policia plan masash për ditën e nesërme: Zero tolerancë për shoferët me fëmijë në makinë

12:01 - 15.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shtetit ka gati tashmë një plan masash për përballimin e trafikut ditën e nesërme. Nëpërmjet një komunikate Policia ka bërë me dije ka hartuar tashmë një plan masash edhe për rritjen e sigurisë rrugore pranë shkollave.




Njoftimi i policise

Tiranë

Në prag të nisjes së sezonit të ri shkollor 2019 – 2020, policia rrugore e Tiranës ka hartuar një plan veprimi me detyra specifike, në lidhje me menaxhimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë rrugore pranë shkollave e institucioneve të tjera arsimore, si dhe kontrollin rigoroz të mënyrës së transportit të fëmijëve në moshë jo madhore kryesisht për ata deri ne12 vjeç, për të cilët Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë parashikon përdorimin e sistemeve të fiksimit me qëllim sigurimin e tyre dhe parandalimin e pasojave që mund të vijnë si rezultat i ngjarjeve rrugore.

Duke parë neglizhencën e përdoruesve të mjeteve në raport me rregullat e qarkullimit rrugor që parashikohen për pasagjerët deri në moshen 12 vjeç, si dhe faktin që ditët e para të shkollës shumica e prindërve apo të afërmëve, i dërgojnë fëmijët në shkollë me mjetet e tyre, rrugorët e kryeqytetit apelojnë për kujdes të shtuar dhe zbatimin rigoroz të normave të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, pasi në asnjë rrethanë, për sigurinë e tyre, nuk do ketë tolerancë për drejtuesit e mjeteve apo personat që janë ngarkuar me mbikqyrjen e fëmijëve që nuk i kanë siguruar këta të fundit, sipas parashikimeve të dispozitave ligjore në fuqi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.