LIFE STYLE

Vidhet tualeti prej ari, me vlerë 1 mln paund

13:08 - 15.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tualet prej ari 18 karatësh është vjedhur gjatë një vjedhjeje që ndodhi në Pallatin Blenheim.Policia ka njoftuar se punimi i artit u vodh nga një bandë brenda natës rreth orës 04:50.Ky tualet ishte pjesë e një ekspozite të artistit konceptual italian, Maurizio Cattelan që u hap të enjten.




Tualeti nuk është gjetur, por një burrë 66 vjeçar është arrestuar.Sipas policisë vjedhja shkaktoi “dëme të mëdha dhe përmbytje”.Pallati i Shekullit 18 është një bazë e Trashëgimisë Botërore dhe vendlindja e Sir Winston Churchill.Ky pallat aktualisht është mbyllur, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

“Arti që është vjedhur është një tualet me vlerë të lartë”, tha inspektori. Tualeti i artë u ofrua në mënyrë të famshme për Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump në vitin 2017.

Askush nuk u lëndua gjatë grabitjes dhe njeriu i arrestuar ndodhet në arrest policor. Tualeti është krijuar për të treguar pabarazitë shoqërore, politike dhe ekonomike në Shtetet e Bashkuara.Por gjithashtu nxjerr në pah ngjashmëritë e pashmangshme njerëzore pavarësisht dallimeve sociale dhe ekonomike.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.