AKTUALITET

Aplikimi në universitete, nis procesi i çregjistrimit

17:00 - 16.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Këtë të diel ishte faza e fundit e raundit të parë për procesin e regjistrimeve në universitete për vitin e ri akademik 2019-2020. Ndërkohë, ditën e sotme të gjithë ata maturantë që janë regjistruar në një program që nuk iu pëlqen, iu lind e drejta e çregjistrimit. ‘Gazeta Shqiptare’ zbardh sot urdhrin e QSHA dhe RASH mbi procedurat e aplikimit në vijim.




Në fund të përfundimit të fazës 14 ditore të regjistrimeve të fituesve të raundit të parë, do të bëhen edhe verifikimet përkatëse në lidhje me numrin e kandidatëve të regjistruar në secilin program studimi të universiteteve publike, duke identifikuar kështu edhe vendet e mbetura bosh, kuota të cilat do të jenë pjesë e raundit të dytë të pranimeve që do të zhvillohet në mes të muajit shtator. Aplikimet për raundin e dytë do të zhvillohen sërish online me plotësimin e një tjetër formulari preferencash duke nisur nga data 19 shtator dhe për të përfunduar në 21 shtator. Në këtë raund do të aplikohet për vendet mbetura bosh nga mbyllja e regjistrimeve të listës së fituesve të fazës së pare, çka do të thotë se maturantët në këtë raund do të jenë më të kufizuar në përzgjedhjen e degëve më të preferuara.

Në raundin e dytë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë ata maturantë që nuk kanë mundur të aplikojnë në raundin e parë dhe të gjithë ata që kanë aplikuar, por nuk janë shpallur fitues. Gjithashtu, në këtë raund mund të aplikojnë sërish të gjithë kandidatët që kanë kryer aplikimin, por nuk kanë arritur të regjistrohen si dhe ata që janë çregjistruar nga një program studimi. Kandidatët kanë të drejtë që të përzgjedhin deri në 10 preferenca me të cilat do të konkurrojnë për të fituar studimet e larta përgjatë vitit të ri akademik, qofshin këto degë të universiteteve publike, apo private. Vetëm kandidatët që janë pajisur me dokumentacionin ligjor që fakton përfundimin e shkollës së mesme, që kanë mesatare të shkollës së mesme mbi notën 6.5, si dhe që plotësojnë kriteret e tjera shtesë që mund të kenë vendosur vetë universitetet për programet që ofrojnë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.