SPORT

Berisha mund Strakoshën, Cikalleshi thyen Selmanin

18:00 - 16.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë luajtur dje disa nga ndeshjet e javës së tretë të kampionatit italian, aty ku spikat humbja e Lacios përballë SPAL-it, aty ku Berisha dhe Strakosha e nisën takimin si titullarë. Ishte pikërisht Berisha, ai që pësoi golin e parë nga Imobile pas një penalltie të akorduar me “VAR”. Ndërkohë, skuadra e SPAL nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë arriti të shënonte golin e barazimit pas një sigurie të mbrojtësve vendas që nuk arritën të largonin duke bërë një rrëmujë në zonë. Kur dukej se gjithçka po përfundonte barazim, SPAL-i ka realizuar edhe golin e dytë aty ku Strakosha është gënjyer nga një goditje e bllokuar dhe më pas, ka ardhur goli me portën e boshatisur.




Ndërkohë, Parma e Dermakut është mundur në shtëpi nga Kaljari me rezultatin 1-3, ndeshje të në cilën mbrojtësi shqiptar qëndroi në stol duke mos u aktivizuar asnjë minutë. Fitore të “çmendur” ka marrë edhe Bolonja me përmbysje ndaj Breshias, ku pavarësisht se e shihte veten në disavantazh 3-1, ka fituar 3-4. Pas golave ndaj Francës dhe Islandës me Kombëtaren, Sokol Cikalleshi vazhdon me formën fantastike. Ditën e djeshme, në ligën e dytë turke me ekipin e Akhisarsporit, bomberi kavajas i dha fitoren skuadrës së tij, në transfertë ndaj Menemen. Ndeshja u mbyll me shifrat e ngushta 0-1, ndërsa Cikalleshi shënoi në minutën e 85-të me penallti, e ku përballë kishte pikërisht ish-portierin e Laçit, Gentian Selmanin, që nuk mundi ta ndalte.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.