Show-Bizz

Gazetarja shqiptare merr avionin para lindjes për të shpëtuar jetën e bebeve të saj

18:45 - 16.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me siguri të gjithë jeni mësuar ta shikoni Anjola Hamzajn në ekranin e lajmeve duke përcjellë tek ju informacionet më të fundit, por sot ajo ka përcjellë rrëfimin mbi eksperiencën më të bukur, njëherësh më të vështirë të jetës së saj, atë të lindjes së dy binjakëve Emës dhe Luisit.




Kjo ishte shtatzania e parë e gazetares dhe mëmësia e gjeti të papërgatitur jo vetëm për këtë fakt, por edhe sepse fëmijët erdhën shumë më herët se ç’ishte planifikuar.

Anjola tregon se në muajin e shtatë, rrugës për një vizitë rutinë te mjeku, ndjeu se i plasën ujrat. Kur shkoi në maternitet i thanë se fëmijët ishin ende shumë të vegjël dhe lindja e tyre ishte me rrezik. E gjendur përballë këtij fakti të dhimbshëm, ajo mori një vendim të menjëhershëm dhe u nis drjet Italisë ku ka jetuar shumë vite, për një trajtim më të specializuar.

Gjatë udhëtimit ajo e mbajti të fshehtë faktin që ishte shtatzënë, sepse në të kundërt nuk do ta kishin lejuar të udhëtonte, aq më tepër në gjendjen që ishte.

Pas lindjes fëmijët kanë qëndruar në inkubator dhe ky është pengu më i madh i saj, sepse ka munduar t’i shikojë vetëm 2 herë në ditë përreth 3 muaj. Kthimi nga spitali në një hotel dhe pa fëmijët, për të ishte një ndjesi boshësie shumë e madhe.

Megjithatë, tashmë kanë kaluar afërisht tetë muaj dhe binjakët e Anjolës gëzojnë shëndet të plotë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.