SHËNDET

Studimet, sa vakte në ditë duhet të konsumoni

17:00 - 16.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mëngjesi, dreka dhe darka janë konsideruar gjithmonë vakte të mjaftueshme për të plotësuar nevojat për ushqim të njeriut. Megjithatë, kohët e fundit, studimet janë të ndarë mbi sasinë optimale të vakteve ushqimore që një njeri duhet të konsumojë çdo ditë. Sipas disa prej tyre, 5 deri në 6 vakte të vogla ushqimore në ditë mund ta ndihmojnë njeriun të parandalojë ngadalësimin e metabolizmit. Sidoqoftë, rekomandimet shkencore mbi këtë çështje janë të ndryshme, sidomos kur bëhet fjalë për rënien në peshë.




Në këtë artikull do të mësoni më shumë për numrin e vakteve që ju duhen çdo ditë dhe për domethënien e çdo vakti në shëndet. Ritmi i metabolizmit ka të bëjë me numrin e kalorive që trupi djeg gjatë ditës. Teoria e disa ekspertëve thotë se ngrënia e vakteve të vogla por të shpeshta rrit ritmin e djegies së kalorive. Kjo teori nuk është gjithmonë e vërtetë. Tretja e një ushqimi mund të rrisë lehtë ritmin e metabolizmit por kjo njihet si efekti termik i ushqimit. Ngrënia e tre vakteve prej 800 kalorish secili shkakton të njëjtin efekt termik si ngrënia e 6 vakteve prej 400 kalorish. Shumë studime kanë konfirmuar se ngrënia e vakteve të vogla apo të mëdha nuk ka ndikim në ritmin e metabolizmit apo sasinë e yndyrave të djegura. Konkluzioni është të hani sa më shëndetshëm dhe të mos e teproni me sasinë. Ngrënia e vakteve të mëdha supozohet të shkaktojë luhatje të ndjeshme të sheqernave në gjak. Disa studime kanë konfirmuar se ushqyerja në tre vakte e ngop njeriun më shumë se ngrënia e më shumë vakteve.

Kur vjen puna tek mbajtja nën kontroll e sheqerit në gjak, mëngjesi luan një rol kryesor. Studimet kanë treguar se ngrënia e një mëngjesi të bollshëm dhe ulja e sasisë së ushqimit në pasdite apo mbrëmje, ul nivelin ditor të sheqerit në gjak. Falë vaktit të mëngjesit, trupi arrin të kontrollojë më shumë nivelin e sheqerit në gjak. Rrjedhimisht, njerëzit që vuajnë nga diabeti duhet të ushqehen mirë dhe shëndetshëm që në mëngjes. Por mëngjesi është vakt i domosdoshëm për të gjithë. Studimet mbi anashkalimin e shumicës së vakteve gjatë ditës për një kohë të shkurtër, thonë se një gjë e tillë rrit metabolizmin. Kësisoj, njeriu arrin të përmirësojë edhe nivelin e sheqerit në gjak. Deri më tani nuk janë konfirmuar vlera të mëdha shëndetësore si pasojë e ngrënies së shpeshtë. Një gjë e tillë as nuk rrit numrin e kalorive të djegura, as ju ndihmon të humbisni në peshë. Për sa përket sheqerit në gjak, ngrënia e më pak vakteve është më e shëndetshme.
Mbi të gjitha, bëni zgjedhje të mençura e të shëndetshme. Konsumoni sa më shumë perime, fruta dhe të gjelbra.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.