SPORT

Vëllai i Dibalës: Violina nuk luan bukur nëse i mungon një tel

15:20 - 16.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rrjetet sociale janë bërë gjithnjë e më shumë protagoniste në botën e futbollit, teksa mjafton një mesazh i koduar apo një foto për të nisur polemika e për të folur gjithë kohën për to. Kështu, ka rezultuar edhe një postim i vëllait të sulmuesit të Juventusit, Paulo Dibala.




Vëllai Gustavo, kishte postuar një shkrim ku thuhej se: ” Violina nuk mund të luajë muzikë të bukur nëse i mungon një tel”. Një shprehje pakënaqësia ndaj trajnerit Mauricio Sarri, i cili nuk preferoi ta aktivizonte argjentinasin për asnjë minutë në ndeshjen e djeshme pavarësisht dëmtimit të Kostës. Pak minuta më vonë, mesazhi u fshi, megjithatë vëmendjen e mori duke u shpërndarë pasivisht. Ndërkaq, Dibala pritet të marrë më shumë minuta tashmë, ndoshta prej së mërkurës në Champions League, pas dëmtimit të Duglas Kosta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.