EKONOMI

ASHK: 501 pronarët që duhet të paguajnë taksën

15:30 - 17.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani – Agjencia Shtetërore e Kadastrës publikon listën me 501 pronarë objektesh që janë në proces legalizimi, por nuk kanë paguar ende taksën e ndikimit në infrastrukturë. Për ndërtesat, të cilat janë në proces legalizimi, taksa e ndikimit në infrastrukturë e ndërtimeve të reja është 0.5 për qind e vlerës së investimit. Pronarët e objekteve duhet të paguajnë taksën për të marrë lejen e legalizimit dhe më pas certifikatën e pronësisë. “Gazeta Shqiptare” publikon listën për ndërtimet në zonën që mbulon Drejtoria Vendore Tirana Rurale 1. Kjo drejtori do të bëjë emetimin e menjëhershëm të lejes së legalizimit, pasi subjekti përfitues të depozitojë pranë zyrave të saj vërtetimin përkatës që ka kryer pagën e taksës.




Taksa
Të gjithë personat që kanë ndërtuar pa leje duhet të paguajnë taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja, e cila është një taksë që administrohet nga pushteti vendor. Tarifa llogaritet në bazë të sipërfaqes së punimeve sipas preventivave përkatëse për këto sipërfaqe. Për ndërtesat të cilat janë në proces legalizimi, taksa e ndikimit në infrastrukturë e ndërtimeve të reja është 0,5 për qind e vlerës së investimit. Pagesa ose jo e taksës nuk ndikon në procesin e kualifikimit të ndërtimit për legalizimin, pra dosja shqyrtohet, pavarësisht faktit nëse është shlyer kjo taksë ose jo. Për të marrë lejen e legalizimit, personi që ka ndërtuar pa leje duhet të paguajë më parë taksën. Këshilli i Ministrave ka kryer që në shtator të vitit 2016 ndryshime në vendimin nr.954, datë 25.11.2015 të Këshillit të Ministrave. Ndryshimet përcaktuan faktin se nuk do të jepet asnjë leje legalizimi pa pagur taksën. “Leja e legalizimit miratohet pasi të jetë administruar dokumentacioni i vërtetimit për likuidimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë, vetëm nëse kjo taksë është llogaritur nga ALUIZNI, sot Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe është arkëtuar përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr.50/2014.

Për rastet e tjera, ky dokumentacion administrohet nga njësitë e qeverisjes vendore, sipas përcaktimeve të nenit 23, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006 dhe mungesa e tij nuk pengon miratimin e lejes së legalizimit”, thuhet në pikën 2 të vendimit. Sipas VKM-së, dokumentacioni i pronësisë së parcelës ndërtimore ose i ndërtimit ekzistues, për shtesat pa leje, administrohet përpara miratimit të lejes së legalizimit vetëm nëse subjekti e disponon atë, sipas përcaktimeve të neneve 27, shkronja “d” dhe 28, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar. Mungesa e këtij dokumentacioni nuk pengon miratimin e lejes së legalizimit. Në nenin 27, pika ‘d’ të ligjit për legalizimet thuhet: d) vërtetimin ose certifikatën e pronësisë së parcelës ndërtimore nga ZRPP-ja përkatëse (pasi subjekti të jetë pajisur me të sipas këtij ligji, kur ai e disponon menjëherë gjatë vetëdeklarimit) dhe/ose çdo akt tjetër ligjor për fitimin e pronësisë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.