AKTUALITET

Foto/ Nisin vitin e ri mësimor 386 mijë nxënës të arsimit parauniversitar. Nga urimet e politikës te librat falas

10:32 - 17.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – E hëna ka shënuar fillimin e vitit të ri mësimor 2019-2020 për rreth 386 mijë nxënës të arsimit parauniversitar në të gjithë vendin, ku 24 mijë prej tyre u ulën për herë të parë në bankat e shkollës. Ndërkohë sipas të dhënave, 90 mijë nxënës do të ndjekin gjimnazin ndërsa 272 mijë janë pjesë e sistemit 9-vjeçar. Në kuadër të ditës së parë të shkollës, për vitin e ri mësimor, ministrja e Arsimit, Sportit e Rinisë, Besa Shahini vizitoi shkollën ‘Qemal Stafa’ në kryeqytet. Gjatë fjalës së saj, ministrja theksoi se po bëhen përpjekje për të përgatitur sa më mirë një brez studentësh të denjë për të konkurruar me ata europianë. Ndërkohë për sa i përket mësimit me dy turne Shahini tha se së shpejti do të marrë fund pasi po punohet për ndërtimin e 17 shkollave të reja në kryeqytet. Ndërsa për klasat kolektive ministrja deklaroi se janë reduktuar rreth 300 klasa të tilla dhe po punohet për të reduktuar akoma më shumë. Sakaq, Shahini bëri me dije se ka përfunduar shpërndarja e librave për kategorinë e nxënësve që i përfitojnë falas, ku përkatësisht kanë qenë plotë 220 mijë nxënës përfitues. “Duhet të jemi sa më të përgatitur.




daaa darrr ali dmiei 99 dita e pare e shkolles dita e pare 77 dita e pare e shkolles1 dita e pare e shkolles17 dita e pare e shkolles177 dita e pare e shkolles166 ali demi99 dita e pare e shkolles1777 dita e pare e shkolles177775 dita e pare e shkolles1sss ali demi sarrr
<
>

Fotot nga shumë shkolla të ndryshme në Tiranë të

cilat hapën dyert dje në fillimin e vitit të ri shkollor 2019-2020

Do të bëjmë një libër që të përgatiten nxënësit për maturën. Shqipëria po del më mirë në testet ndërkombëtare. Jemi në rrugën e duhur. Në vendet si Tirana e Durrësi kemi dy turne për shkak të lëvizjeve të mëdha të popullsisë. Kemi një program për 17 shkolla dhe do të realizohen. Nxënës më pak. Nuk kemi një numër të saktë. Ka ulje të numrit të nxënësve, por ne nuk kemi nxjerr ende shifra. Shkolla të mbyllura nuk ka dhe nuk ka patur as vjet. Kemi bërë reduktimin e klasave 300 klasa me mësim kolektiv. Ata janë transferuar në shkollat më të afërta. Reduktimin e kemi bërë që vjet. Tani në zonat e thella malore, dhe mësuesit që punojnë në klasat kolektive do të mbështeten më shumë nga ministria. Procesi i shpërndarjes së librave nuk është përfunduar. Por ata që marrin libra falas 220 mijë janë shpërndarë dhe janë të gjithë me libra”,- tha Besa Shahini.

Masat e policisë
Bashkë me nisjen e vitit të ri shkollor, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash me qëllim shmangien e ngjarjeve kriminale apo aksidente rrugore në shkolla e përrreth tyre. Këto masa u bënë të njohura sot nga Drejtor i Drejtorisë së Rendit Publik, në Departamentin për Sigurinë Publike, Albert Dervishaj, i cili tha se janë urdhëruar të gjithë drejtuesit e strukturave vendore të policisë në drejtori, komisariate, stacione dhe posta policie, të studiojnë e vlerësojnë situatën kriminale dhe atë të rendit publik. “Në këto plane janë përcaktuar në mënyrë të detajuar detyrat që do kryejnë punonjësit e policisë me shërbim pranë shkollave, duke shtuar prezencën policore pranë ambienteve të tyre, me qëllim vlerësimin, sqarimin në kohë, ndjekjen me përparësi të informacioneve për parandalimin e çdo akti të mundshëm kriminal në këto ambiente apo pranë tyre. Komisariatet dhe stacionet e policisë sipas zonave policore, për shkollat që kanë në juridiksion, në orët më të ngarkuara të lëvizjes së nxënësve dhe të personelit do të sigurojnë prezencë policore me Patrullën e Përgjithshme, ndihmës specialistët e policimit në komunitet, ndihmës specialistët e policisë kriminale, si dhe shërbimet e policisë rrugore, në afërsi të institucioneve arsimore, sidomos në orarin e fillimit të mësimit, gjatë pushimit të madh apo gjatë ndërrimit të turneve në shkolla dhe deri në përfundim të saj.” tha Dervishaj.

Më tej ky i fundit theksoi se nga punonjësit e policisë është vendosur bashkëpunimi me institucionin e Prefektit, drejtuesit e institucioneve arsimore, ato të qeverisjes vendore etj., duke përcaktuar masa dhe detyra të përbashkëta. Ai u shpreh se plani i masave i ndërmarrë nga policia e shtetit konsiston në: Kufizimin apo ndalimin e parkimit, qëndrimit dhe lëvizjes së automjeteve në segmente rrugore të caktuara pranë shkollave; Vendosjen e sinjalistikës vertikale dhe horizontale të domosdoshme për disiplinimin e lëvizjes së automjeteve dhe këmbësorëve; Mbylljen apo largimin e lokaleve të tregtisë dhe pikave ambulante të shitjes që tregtojnë pije alkoolike, produkte ushqimore të skaduara apo në ndonjë rast dhe lëndë narkotike pranë shkollave, të cilat jo rrallë herë kanë qenë pika të grumbullimit të personave me precedentë kriminal, përdorues të pijeve alkoolike e narkotike dhe burim rreziku për prishje të rendit publik apo veprime të tjera të dhunshme ndaj personelit mësimdhënës e nxënësve të shkollave. Gjithashtu plani i masave nga policia përfshin: Dhënien dhe shkëmbimin e informacioneve me stafin pedagogjik për nxënësit që mund të mbajnë me vete armë zjarri, armë të ftohta apo sende të tjera të forta të rrezikshme dhe mbi bazën e tyre zhvillimin e kontrolleve në portat e hyrjes nga personeli roje i shkollës, në prani të mësuesve, oficerit të sigurisë në shkollat e mesme, por nën mbikëqyrjen e punonjësit të policisë; Mbajtjen e kontakteve të vazhdueshme me rojet e shkollave dhe punonjësit e shërbimit të SHPSF-ve, në ato institucione arsimore që e kanë një shërbim të tillë.

Politika, urime dhe mesazhe për vitin e ri shkollor

Në ditën e parë të shkollës, krerët e politikës kanë uruar nxënësit dhe kanë dhënë mesazhe e premtime për përmirësimin e arsimit në vend. Kështu presidenti i vendit, Ilir Meta pasi ka uruar vogëlushët, ka theksuar se arsimi dhe investimet në këtë sektor janë prioriteti kryesor i një shoqërie. “Është dita për t’ju bërë një thirrje edhe të gjithë familjarëve dhe fëmijëve, të cilët me apo pa arsye kanë braktisur shkollën, t’i rikthehen asaj sa më parë. Prioriteti kryesor i një shoqërie, që ka besim tek e ardhmja plot sfida, është vetëm duke investuar në dije dhe arsim tek gjenerata më e re. Ky është investimi më i sigurtë për të ardhmen tonë europiane. Vetëm kështu ne mund të rrisim shpresën dhe besimin se do t’i kapërcejmë me sukses sfidat e së ardhmes, në radhë të parë në interesin e fëmijëve tanë, të cilët janë drita e syve, shpirti dhe zemra e çdo familjeje shqiptare, dhe e shoqërisë sonë”,-shkruan presidenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’. Ndërkohë kryeministri Edi Rama kishte zgjedhur shkollën “Servete Maçi” në kryeqytet për të uruar nxënësit në ditën e parë të vitit shkollor 2019-2020. Bashkë me urimin për një vit të suksesshëm, Rama premtoi se brenda tre viteve të ardhshme do punohet që të përfitojnë tekste falas nxënësit e klasave nga e pesta deri në të nëntën. “55 mijë nxënës të regjistruar që kanë filluar shkollën. Më vjen shumë mirë që 225 mijë i kanë marrë librat falas nga e para te e pesta, si dhe ata me ndihmë ekonomike apo nevoja të veçanta. Vitin e ardhshëm do përfshijmë klasën 6-7. Siç jemi zotuar në 2021 do të kemi të gjithë nga klasa e parë në të 9 që do të marrin libra falas. Trupa mësimorë aktuale është e mbrojtur nga ndërhyrjet politike dhe ryshfeti”,-tha Rama. Ky i fundit gjatë vizitës shoqërohej edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili tha se po punohet për ndërtimin e 17 shkollave të reja, që do t’i japin fund mësimit me turne. “Ky është shtatori im i pestë si kryetar Bashkie, më kujtohet që në, çdo shtator kemi hapur nga një shkollë të re, shkollën “Betim Muço”, shkollën “Ardian Klosi”, shkollën ‘Kosova’, “Hoxha Tahsim” dhe shkolla “Servete Maçi”. Për të pasuar me shtatorin e ri, për të hapur 17 shkolla të reja, për t’i dhënë fund mësimit me turne.”,-u shpreh Veliaj. Ndërkohë Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka zgjedhur që në ditën e parë të shkollës të vizitojë shkollën e mesme profesionale “Petro Sota” në Fier. Përmes mesazhit të tij Ruçi uroi nxënësit për një vit sa më të mbarë shkollor, ndërsa nuk harroi dhe mësuesit. “Ju drejtohem posaçërisht 3 mijë nxënësve. Ata do ta mbajnë mend këtë ditë pasi do kalojnë në jetë shumë ngjarje, do fitojnë shumë profesione dhe do ndërtojnë familje e karriera. Por asgjë nuk është më e veçantë dhe më e bukur se dita e shkollës, kur nisin rrugëtimin që do ta vazhdojnë dhe do ta shoqërojë gjithë jetën e tyre. E kuptoj që kthimi i investimeve në arsim nuk është afatshkurtër dhe kërkon një kohë të gjatë. Nderim mësuesve të mësonjëtoreve të Shqipërisë. Arsimi profesional nxit punësimin e rinisë. Punësoni më shumë vajza e djem. Më shumë të ardhura për gratë e vajza”,- u shpreh Kryetari i Kuvendit.
Urimet e opozitës
Ndërkohë Kreu i PD, Lulzim Basha, tha se lulet që mbajnë nxënësit në dorë janë simboli i shpresës dhe besimit tek një e ardhme më e mirë për fëmijët që sipas tij nuk do vonojë. “Të dashur nxënës, prindër dhe mësues, ju uroj nga zemra vit shkollor të mbarë dhe të ndriçuar nga drita e dijes! Lulet që mbajnë sot vogëlushët në duar janë simboli i shpresës dhe besimit tek një e ardhme më e mirë për të gjithë fëmijët e Shqipërisë, që nuk do të vonojë”,-tha kreu i PD-së. Ndërsa Kryemadhi iu drejtua nxënësve duke thënë se do punojë më shumë për një arsim cilësor në Shqipëri dhe që arsimi falas të jetë i prekshëm nga të gjitha familjet shqiptare. “Një urim të veçantë për të gjithë nxënësit, që ulen sot në bankat e shkollës. Për ata të shkëlqyerit, që na kanë nderuar me rezultatet e tyre anembanë botës. Për ata, që me sakrificat e mëdha të prindërve të tyre përpiqen çdo ditë të jenë më të mirët. Për ata nxënës, që sfidojnë varfërinë, mjerimin dhe ndjekin shkollën në kushte të vështira. Për të gjithë ata fëmijë që, çdo mëngjes marrin bekimin dhe urimin e prindërve për të ecur në rrugën e dijes. Qoftë një vit i mbarë për të gjithë nxënësit në mbarë Shqipërinë! Ky urim është bekimi im si nënë për ju. Ndërsa si politikane më duhet të reflektoj dhe punoj më shumë, që arsimi në Shqipëri të jetë më cilësor, që shkollat, klasat dhe mësuesit të jenë në nivelet që fëmijët meritojnë. Që askush nga politika të mos tallet dhe ta përdorë arsimin falas si mjet të propagandës, por ta bëjë atë të prekshëm për të gjithë familjet shqiptare nga Vermoshi në Konispol.
Ky është dhe do të mbetet misioni im dhe i LSI. Ndaj në këtë ditë, uroj që dhe premtimet tona ndaj jush të dashur nxënës të jenë të qarta dhe të sinqerta, të thjeshta dhe plot me energji. Siç jeni dhe ju, brezi që padyshim do ndërtoni një Shqipëri më të mirë!”,-u shpreh Kryemadhi.

Ilir Meta / Arsimi, prioritet”

Prioriteti kryesor i një shoqërie, është vetëm duke investuar në dije dhe arsim te gjenerata më e re. Ky është investimi më i sigurtë për të ardhmen tonë europiane. Vetëm kështu ne mund të rrisim shpresën dhe besimin se do t’i kapërcejmë me sukses sfidat e së ardhmes”,-shkruan Presidenti.

Edi Rama / “Fund ryshfetit”
“55 mijë nxënës të regjistruar që kanë filluar shkollën. Më vjen shumë mirë që 225 mijë i kanë marrë librat falas nga e para tek e pesta, si dhe ata me ndihmë ekonomike apo nevoja të veçanta. Vitin e ardhshëm do përfshijmë klasën 6-7. Siç jemi zotuar në 2021 do të kemi të gjithë nga klasa e parë në të 9 që do të marrin libra falas. Trupa mësimore aktuale është e mbrojtur nga ndërhyrjet politike dhe ryshfeti”,-tha Rama.

Erion Veliaj / “Fund turneve”
“Ky është shtatori im i pestë si kryetar bashkie, më kujtohet që në, çdo shtator kemi hapur nga një shkollë të re, shkollën “Betim Muço”, shkollën “Ardian Klosi”, shkollën “Kosova”, “Hoxha Tahsim” dhe shkolla “Servete Maçi”. Për të pasuar me shtatorin e ri, për të hapur 17 shkolla të reja, për t’i dhënë fund mësimit me turne”,-u shpreh Veliaj.

Lulzim Basha / “Një e ardhme më e mirë”
“Të dashur nxënës, prindër dhe mësues, ju uroj nga zemra vit shkollor të mbarë dhe të ndriçuar nga drita e dijes! Lulet që mbajnë sot vogëlushët në duar janë simboli i shpresës dhe besimit tek një e ardhme më e mirë për të gjithë fëmijët e Shqipërisë, që nuk do të vonojë”,-tha kreu i PD-së.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.