SPORT

“Lukaku ndalet me 10 banane”, shkarkohet opinionisti racist

16:00 - 17.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Situatë e pabesueshme në një transmetim të drejtpërdrejtë në “Top Calcio 24”, kanal informativ në dixhitalin tokësor në Itali. Drejtuesi sportiv Luçiano Pasarini ka folur për Romelu Lukakun, sulmuesin e Interit, duke vlerësuar në maksimum forcën fizike dhe cilësitë e tij, por më pas, në tentativë për të vijuar me vlerësimet, këputi një budallallëk teksa tha: “Lukaku është një lojtar që kur luan një për një, nuk të ka për gjë.




Vetëm nëse ke në brez 10 banane me vete që t’ia japësh t’i hajë…” Një frazë me vulë raciste që u stigmatizua menjëherë nga drejtuesi i emisionit, pasi Pasarini u përpoq menjëherë të justifikohej se ishte vetëm një batutë. Disa orë më pas, Fabio Ravezani, drejtori i rrjetit televiziv, vendosi të mbante një qëndrim preciz, kërkoi falje live për frazën e opinionistit dhe më pas e shkarkoi komentatorin nga programi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.