Kryesore

“Maqedonasit myslimanë”, “Shtriga”, “Ardiani”, deklasifikohen 30 dosje sekrete të komunizmit

16:00 - 17.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991 ka publikuar dje një liste me 30 dosje ‘sekrete’ e ‘tepër sekrete’ që janë deklasifikuar në mbledhjen e fundit.
Lista e dokumenteve të deklasifikuar së fundmi nga AIDSSh, është një hap I parë për të gjithë studiuesit dhe që do të duan të konsultohen me këto dokumente (konform ligjit 45/2015), nisur nga një kërkesë e thjeshtë për informim. Ato janë dosje përpunimi, dosje personale, dosje pune, dosje formulare, dosje arratisjeje dhe dosje agjenturore që në listën e dokumenteve shfaqen me nistoret ose pseudonimet e emrave të përfshirë në të sipas ligjit mbi të cilin funksionon Autoriteti. Për një prej personazheve ka deri në 1899 fletë, në një dosje me 10 volume.




Kjo liste është në vazhdën e disa të tillave që AIDSSh ka deklasifikuar që prej krijimit të tij. Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit është përgjegjës për zbatimin e ligjit, lidhur me mbledhjen, administrimin, përpunimin, përdorimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe informimin në lidhje me to, bazuar në ligjin nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”. Me hedhjen dritë në dokumentet e Sigurimit, me rindërtimin e narrativës me profilet e personaliteteve që qëndruan me dinjitet përballë diktaturës, dhe kthimin në vende kujtese të vendeve të vuajtjes së dënimit apo ndëshkimit, duke u dhënë mundësi brezave të njihen me të shkuarën, AIDSSH vë në jetë misionin e vet të rishqyrtimit të historisë dhe edukimit qytetar për demokraci.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.