AKTUALITET

Sherri në lokal/ Dy vëllezër vrasin me sende të forta 29-vjeçarin në Dibër

10:26 - 17.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të DIbër. Bëhet me dije se pas një sherri dy vëllezër kanë plagosur një 29-vjeçar, që më pas ka ndërruar jetë në spital . Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit në fshatin Sllatinë, ku gjatë një konflikti  për motive të dobëta, (konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alkool), në ambjentet e një lokali në fshat.




Njoftimi i Policisë

Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit,  ku si pasojë e një konflikti të çastit, u plagos  me sende të forta dhe humbi jetën në spital një shtetas. Kapen dhe arrestohen në kohë rekord tre shtetas, ndër to dy vëllezër, autorë të dyshuar  të ngjarjes.

Rreth orës 03.00, datë 17.09.2019, fshatin Sllatinë, gjatë një konflikti  për motive të dobëta, (konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alkool), në ambjentet e një lokali në fshat, shtetasi Q.P, 24 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin  M. H, 24 vjeç, dhe ky i fundit,  në bashkëpunim me vëllain e tij, ka plagosur me sende të forta shtetasin D. P, 29 vjeç, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Si rezultat i reagimit në kohë të policisë, dhe veprimeve hetimore të kryera, janë kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit :

Q.P,  banues në fshatin Sllatinë (vëllai i shtetasit  D.P).

J.H. dhe M. H.(vëllezër), banues në fshatin Sllatinë.

Grupi Hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për herime të mëtejshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.